Projekti “100 fshatrat turistikë”, ja cilat zona do të përfitojnë

Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehablitimi objekesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.Programi u prezantua ditën e sotme në një vizitë të kryeministrit në një fermë agroturizmi në Radë, Qarku Durrës, por Lexo.al ka arritur të zbulojë listën e plotë të fshatrave që do të bëhen pjesë e këtij programi.Më poshtë, lista e detajuar sipas qarqeve.Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, KapinovëQarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i BardhëQarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh)Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/SkëndërbejQarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, HekalQarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, SotirëQarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, ZaroshkëQarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, ValbonëQarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, OroshQarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, LëpushëQarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, GermanQarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button