Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Historia e padëgjuar e Tiranës

“Tronditja kulturore është e vështirë të përjetohet brenda kufijve të qetë të Evropës.Në të njëjtën mënyrë, një eksperiencë e përshtatshme gjithëpërfshirëse e një tradite lokale është e vështirë të arrihet për udhëtarin e përditshëm evropian.Por, ky nuk është rasti i Shqipërisë, një komb i vogël, por jo i parëndësishëm, që gjendet jo shumë larg cepit më jugor të Italisë. Sapo dikush hyn në këtë vend, monedha e re dhe gjuha e re ju lë pa frymë”, shkruan Flavio Sansa për faqen e njohur studentore britanike, nouse.co.uk, raporton ATSH.“Zakonisht vizitorët vijnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit në Tiranë, kryeqyteti modern i një vendi pothuajse rural.Tirana urbane është mikpritëse për të gjithë vizitorët, nga ata me pak buxhet, deri te ata më luksozët duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh për turistët kuriozë.Unë do t’i këshilloj kujtdo, i cili shkon për një vizitë të përfitojë nga turi falas i të shëtiturit më këmbë, pasi guidat vendase do t’ju shoqërojnë në vende të njohura dhe do t’ju tregojnë historinë e hidhur të Shqipërisë ndaj së cilës asnjë udhërrëfyes nuk mund të vërë drejtësi.Gjithçka ju duhet të bëni më pas është të kujtoheni të lini bakshish.Bunkerët janë të vendosur në të gjithë Tiranën, ruajtja e tyre shërben si një kujtesë therëse e së kaluarës të kombit, me disa syresh të kthyera në muze.Fatmirësisht, projektet e reja të ndërtimeve përballen me elementet ushtarakë të qytetit, si për shembull sheshi i sapomodernizuar “Skënderbej”.Fatkeqësisht, shumë prej këtyre projekteve janë ende në vijim pas shumë vitesh zhvillimi ose janë braktisur për shkak të çështjeve të lidhura me problemin e korrupsionit në Shqipëri.Pranë sheshit është një muze që duhet patjetër të vizitohet dhe që shfaq pjesën më të madhe të së kaluarës së kombit, nga rrënjët e tij romake e deri në rënien e komunizmit.Në mënyrë dyshuese në muze apo ekspozita, përgjatë gjithë qytetit, janë shmangur komentet e historisë së Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane.Për të kërkuar komente të tilla duhet të vizitohet Xhamia e Et’hem Beut për shkak të rëndësisë së saj të dukshme historike dhe të vëzhgohen afresket e mrekullueshme fetare në brendësi.Suveniret unike përfshijnë stile të ndryshme të të ashtuquajturave ”qeleshe” si edhe qilima tradicionalë. Në ndryshim nga shumë vende evropiane, pjesa më e madhe e asaj që ofrohet është e punuar me dorë, çka i shndërron blerjet të kenë vlerë më të madhe për turistët evropianë duke marrë parasysh çmimet përgjithësisht të ulëta. Pa dyshim, Tiranës mund t’i gëzohesh edhe me një buxhet modest studenti.Ushqimi në Tiranë është përgjithësisht i shkëlqyer. Ato çka më vijnë ndërmend nga vizita ime janë perimet e pjekura, tavat dhe brumërat.Tirana përfaqëson një përzierje të pabesueshme religjioze nga një identitet kulturor i dallueshëm. Historikisht unik, statuja e heroit kombëtar, Skënderbeu, në sheshin qendror ilustron historinë e popullit shqiptar: atë të ruajtjes së identitetit të tyre përballë betejave gjigante, si edhe të qëndresës, pavarësisht korrupsionit paralizues, që simbolizohet nga një ndërtesë e lartë e abandonuar që lë në hije këtë statujë madhështore”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button