Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

PDIU: Greqia skenar kundër censusit nëse s`rritet artificialisht pakica e tyre

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, paraqiti sot vërejtjet e saj si më poshtë në lidhje me ecurinë e censusit për regjistrimin e popullsisë.

Ne kemi rezerva dhe për mënyrën sesi po procedohet në terren.
Sot do do donim të bënim me dije sa më poshtë vijon :
1. Ne vazhdojmë të përsërisim bindjen tonë, të konsoliduar dhe nga kontaktet institucionale, se hapësira për të deklaruar përkatësi etnike të rreme, është zero, për shkak të amendamenteve të propozuara prej nesh.
Institucionet përgjegjëse kanë përcaktuar procedurën për eleminimin e deklarimeve të rreme, dhe askush nuk mund t’ë ketë sukses në këtë ndërrmarrje të sponsorizuar nga jashtë.
Vendosja e gjobave gjithashtu është e garantuar, ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që mendon se mund të manipulojë, i joshur nga jashtë, se gabon.
2. Nga mënyra si po zhvillohet procesi në rrethe të caktuara, nga përfshirja e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, në veçanti e Greqisë, ne jemi të mendimit se faktorët rajonalë, në veçanti Greqia po luajnë me disa skenarë.
Nëse të dhënat e procesit do rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë.
3. Në lidhje me qëndrimet e këtij diplomati, të cilin Greqia e mbajti në detyrë megjithë kundërshtimet e shtetit shqiptar pikërisht për të manipuluar procesin e censusit, ne bëjmë thirrje dhe njëherë që ai të nxirret sa më shpejt jashtë vendit si person i padëshiruar.
Ky njeri është duke shkelur ligjin shqiptar, është duke inkurajuar qytetarët shqiptarë të shkelin ligjin për censusin.
Lajmet për fotokopime të formularit dhe dorëzim të tyre në konsullatën greke të Korçës janë dëshmi e qartë e dhunimit të ligjit shqiptar për anonimitetin e deklarimeve.
Përfaqësuesit e minoritetit që ankoheshin se gjoja amendamentet tona cënonin anonimitetin e deklaruesit, duhet të dinë se ky anonimitet nuk cënohet kur të dhënat personale mbeten përkohësisht brenda INSTAT-it.
Ato cënohen kur dorëzohen pranë një shteti të huaj. Ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të marrin gjithë masat e duhura që ky njeri të mos zhvillojë veprimtarinë e vet antishqiptare.

4. Ne i kërkojmë regjistruesve të bëjnë kujdes me regjistrimin e jorezidentëve.
Ne besojmë se me jorezidentët që banojnë në Greqi, mund të bëhen manipulime të mëdha, me dokumente të rreme, të siguruara në këmbim të pensioneve, të dokumenteve, etj, etj.
Ndaj ne i kërkojmë regjistruesve dhe autoriteteve kompetente të kenë udhëzime të qarta sa i takon jorezidentëve.

5. PDIU-ja vazhdon të mbetet e angazhuar për zhvillimin e procesit brenda kornizave ligjore. Ky procès i cili duhet të ishte rutinor është politizuar për shkak të përfshirjes arrogante të shteteve fqinjë në të, ndaj ne mendojmë se reagimi ynë është reagimi i duhur në mbrojtje të interesit kombëtar.

I pyetur nga gazetarët, z. Idrizi komentoi idenë e hedhur një ditë më parë, për regjistrimin e pronave të çamëve përgjatë censusit, nga një organizatë tjetër:
“Realisht, është e gjitha pa sens dhe pa kuptim. Qartësisht ka mungesë informacioni për outsider brenda kësaj çështjeje, sepse shqiptarët e Çamërisë jo vetëm që i dinë mirë pronat, shtëpitë, lugët, pirunjtë që i kanë lënë pas në atë genocid dhe atë masakër, por disa studiues aty duhet t’i kishin thënë këtij personi, se që në vitin 1946, në konferencën e parë të shqiptarëve të Çamërisë, janë evidentuar të gjitha pronat e çamëve. Jo vetëm ato që janë me tapi, e janë të rregjistruara, por bëhet fjalë edhe për pasuritë e luajtshme, pra llogaritë bankare, gjëja e gjallë, e të tjera. Mjafton të gërmosh pak dhe aty janë të shënuara të gjitha pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Është për të ardhur keq, që shqiptarët e Çamërisë, nga dikush cilësohen si muhaxhirë. Ne jemi qytetarë shqiptarë, jemi pjesë e shqiptarëve dhe nuk mund të veçohemi nga shqiptarët e tjerë. Pa dyshim, që e drejta jonë historike, personale, njerëzore, është e pamohueshme dhe shqiptarët e Çamërisë janë më të organizuar se kurrë dhe kanë shoqatën “Çamëria”, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe kanë rrugën e qasjes për të kërkuar të drejtat e tyre. Pra do ta quaja një lapsus nga njerëz që nuk e kanë idenë të historisë dhe të çështjes së shqitparëve të Çamërisë.”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

2 Komentet

  1. po keta legenat e PDIU tani u kujtuan , ku ishin deri tani keta kelyshet e sales . Keto qe thone keta i di dhe bufi . C po bejne per elektoratin e tyre , per Camet? E kane qepur gojen e rrine e lepijne ndonje gocke qu ju heth sala .

  2. ligjet e shqipërisë vayhdojnë çensurimin politik si në kohë të enver hoxhës. ai që del kondra partisë i hiqet triska e frontit bëhet armik i popullit dënohet me burk politik ,mast që janë marë për rregjistrimin janë anti demokratike por tromokratike populli shqipëtar dhe minoritar duhet të deklarojnë ashtu siç ndihet në fakt jo ashtu siç është shkruar në kohën e pushtetit famëkeq totalitar në rrastin e kundërrt do të biem në sistemin diktatorjal totalitar ekstrem demokratik shqipëtar i cili ësht i pa falëshëm për dhunë dhe i pa civilizuar në rrugën demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button