Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rama: Berisha ka vetëm një synim të shkatërrojë, po nxit zinxhirin e vdekjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se Sali Berisha kërkon katastrofë në vend, por nuk do t’ia arrijë.

“Nuk është sekret, është një fakt i njohur botërisht që Sali Berisha ka vetëm një synim, të shkatërrojë Shqipërinë për teoritë e tij haluçinante. E solla këtë emër si zanafillën e një procesi skandaloz politik, nxitje të rrëmujës.

Nxitje e zinxhirit të vdekjeve, e një zixhiri vdekjesh që është shumë larg atij që qellimi, nëse ne do të shkoni pas mendjes së Saliut dhe të atyre që kanë mendjen e tij

Është e papranueshme që të nxitet kjo situatë, të nxiten njerëzit të vijnë drejt kufijve dhe të nxitet konflikti me policinë. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën”, deklaroi Rama.

Për sa i përket emigrantëve, Rama njoftoi se ata që janë rezidentë ne vendet e tjera nuk do të lejohet që të futen.

Ndërkohë, emigrantët e tjerë që kanë urgjencë do futen, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në hotel me shpenzimet e tyre.

Më tej ai shtoi: “Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera nuk do të lejohet të hyjë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër do të karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vet një çmim fiks. Do të kontrollohen nga policia dhe do të jetë e ndaluar dalja nga dhoma. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të mbrojmë popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa.

Ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë rezidentë në vende të tjera është e papranueshme, është papërgjegjshmëri ndaj vetes, dhe ndaj vetë vendit tonë.

Brenda 24 orësh zyrtarisht do të bëhet publike se si do të veprohet dhe si do të jenë mekanizmat për trajtimin e atyre që kanë urgjencë”.

Back to top button