Kancelari austriak: Serbia të gjejë zgjidhje me Kosovën, nuk importojmë probleme në BE

Kancelari austriak Sebastian Kurz, në prag të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, tha se “i gëzohet vizitës” së homologut serb, por nga ana tjetër theksoi edhe mesazhin e qartë se “Bashkimi Europian nuk do të importojë probleme”, përderisa Serbia nuk gjen zgjidhje me Kosovën.Në një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, Kurz ka thënë se me Vuçiçin do të bisedojë për perspektivën europiane të Serbisë.“Ndërmjet Austrisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Kurz para vizitës së presidentit serb, që do të realizohet vetëm një muaj pasi ai erdhi në krye të Qeverisë austriake.Austria, ka theksuar kancelari, do të angazhohet për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, ndërsa Serbisë i mbetet që t’i vazhdojë reformat e nisura dhe të shënojë përparim në dialogun me Prishtinën, në mënyrë që sa më parë t’i bashkohet BE-së./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button