Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Emrat/Politikanët kosovarë në ‘Listën e Zezë’ të Amerikës për 2018

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emra të personave të cilëve nuk iu lejohet hyrja në territorin e këtij shteti pasi të konsiderohen si të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka “qasje speciale”.

Në këtë listë, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë, njofton Klan Kosova.Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, LKÇK, por edhe të tjerë.Paradoksalisht, në listë gjendet edhe emri i terroristit të vrarë, Lavdrim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e grupeve ushtarake në Siri. Në dokumentin e publikuar përveç emrave të politikanëve, gjenden edhe lëvizje politike, si LKÇK dhe LPK, si edhe UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po ashtu edhe biznesi “Dona-Shell” nga Peja.Klan Kosova ka shikuar listën e plotë në të cilën ka arritur që t’i identifikojë kosovarët që figurojnë në këtë listë.

Lista:Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Rexhep Selimi
Sami Lushtaku
Rrustem Mustafa
Azem Zyla
Ramiz Lladrovci
Emrush Xhemajli
Gafurr Elshani
Sabit Gashi
Skënder Habibi
Avdyl Jakupi
Ismet Kryeziu
Isak Musliu
Maliq Ndrecaj
Emrush Suma
Sami Ukshini
Muhamet Xhemajli
Haradin Bala
Besnik Kelmendi
Elvis Kelmendi
Liridon Kelmendi
Naser Kelmendi
Safet Durguti
Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button