Deklarata e Kotzias për “12 milje det”, Bushati: Dakordësi vetëm për “vijat e kuqe”

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për vijat e kuqe ku do të ecin negociatat, të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare.Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, e cila u transmetua mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, tn Tv Klan, Bushati tha se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertët, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se e vitit 2009.“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha Bushati./klantv//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button