Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Bregu: BE duhet t’i hapë dyert Shqipërisë, edhe për shkak të Rusisë

Ish- ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shpreson qe strategjia e zgjerimit e cila prezantohet ne shkurt nga presidenti i Komisionit Europian Junker te ketë një propozim te qarte për perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit perëndimor.Ne këndvështrimin e Bregut kjo strategji është e rëndësishme edhe ne funksion te dy momenteve te tjera; progres raportit ne prill dhe vendimit te Këshillit Europian për hapjen ose jo te bisedimeve për anëtarësim.“Shpresoj shume qe te mos ketë asnjë date me te vone se qershori për çeljen e negociatave, sikurse do te kisha dashur qe te kishte qene një date e mëparme, por jo gjithmonë ky proces përputhet me dëshirat e vendeve tona te cilat e shohin te gjate rrugën drejt Bashkimit Europian. Por shpresoj shume qe Bashkimi Europian dhe kjo te jete e qarte edhe ne strategjinë e zgjerimit qe do te prezantohet nga presidenti Junker, ta ketë ndare mendjen dhe te ketë vendosur për ti ikur asaj shprehjes se famshme te lodhjes nga zgjerimi sepse normalisht lodhja duhet te kishte marre fund tani”, thotë Bregu për Vizion Plus.Por Brukseli duhet te japë një mesazh te fuqishëm pro Ballkanit perëndimor edhe ne raport me Rusinë, thotë Bregu:“Për t’iu larguar kërcënimeve apo flirtimeve apo trallisjeve me vendet te tjera te cilat kane peshe ne vendet e Ballkanit perëndimor apo influencave te cilat janë krejtësisht te qarta dhe prezentë ne rajon qe mund te jene influence ruse apo modele te tjera te elitave te pushtetit te drejtuara nga autoritarizmi, pra si nje arsye sigurie”.Hapja e negociatave përveç dimensionit politik ka edhe një tjetër financiar. Ne strategjinë e zgjerimit do te duhet te miratohet edhe plani i ardhshëm financiar i BE qe parashikon fondet për Ballkanin perëndimor deri ne vitin 2027.“Nëse Shqipëria nuk do te ketë çelje negociata, do te thotë qe jo vetëm ngelemi politikisht me pas ne këtë proces te rëndësishëm me vendet e tjera, por nga ana tjetër ngelemi dhe pak me te varfër përsa i përket pjesës se financimeve nga BE dhe nuk mendoj se ne kemi luksin për te humbur qofte edhe një euro dhurate e cila vjen për ta bere Shqipërinë me te mire”, shprehet ish-ministrja e Integrimit.Nëse gjithçka shkon mbare për Shqipërinë, dy kapitujt e pare qe hapen janë ai për drejtësinë e sigurinë, e këtu Shqipëria është një hap para edhe vendeve si Serbia e Mali i Zi, pasi i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën ne drejtësi./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button