Vajgl: Nëse para verës nuk ka zgjidhje për krizën, Maqedonia mbetet pa ftesë për BE

Eurodeputeti slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl në një intervistë për “Veçernji list” të Kroacisë, ka folur pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel,por ai ka folur edhe për situatën në Kumanovë dhe përgjithësisht politikën shqiptare.
Maqedoninë nuk po e quani “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” (FYROM)?
Vajgl: FYROM është një denominim absurd. Sipas asaj logjike atëherë mua më bie të them se jam nga ish-republika jugosllave e Sllovenisë ose ish krahina austru-hungareze e Kranjit. Është plotësisht absurde dhe iraconale që Greqia, e cila kërkon nga ne mirëkuptim dhe ndihmë, të tregojë kaq pak solidaritet për fqinjët dhe nuk e kuptojnë që mosnjohja e Maqedonisë shkakton vatra të zjarrit në kufijtë e saj.
Problemi i emrit është problem bilateral, i njëjtë siç është ai për kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, e të cilin Sllovenia e shfrytëzoi për ta bllokuar Kroacinë?
Vajgl: Asnjëherë nuk kam qenë që shtetet e ish-Jugosllavisë ndërmjet veti duhet të ketë kërcënime. Qëndrimi im ka qenë, por edhe i ministrit të punëve të jashtme dhe kryetarit të këshillit për punë të jashtme, që çështjet ndërshtetërore të zgjidhen gjatë anëtarësimit në BE pasi këto çështje në disa raste lënë hapësir ëpër luftë për nacionalistët. Vetëmse në të ardhmen pres të shoh probleme të njashme Kroaci-Serbi, Kroaci-BeH por edhe BeH-Mali i Zi.
Në disa media kishte pohime se në Bruksel ekziston konsensus që Gruevski duhet të largohet.
Vajgl: Konsensus i tillë nuk ekziston. Ekziston konsensus që të hetohen deklaratat e personave të përfshirë në përgjime dhe ata që vërtetohen se kanë bërë vepra penale të bartin përgjegjësinë politike dhe të dënohen. Simpatitë e politikës europiane janë simetrike – në mënyrë të barabartë ka prej atyre që flasin se qeverinë mund ta ndërrojnë vetëm me zgjedhje kurse të tjerë të cilët thonë se duhet të dëgjohet zëri i popullit. Ne si ndërmjetësues nuk kemi për detyrë të japim propozime për zgjidhje. Rreth asaj duhet të merren vesh në Shkup.
A jeni optimist pas bisedimeve me liderët maqedonas?
Vajgl: Çfarë do të ndodhë pas bisedimeve, nuk e di. Aktualisht ka qëndrime diametralisht të kundërta, por edhe mirëkuptim rreth mundësive që të gjendet zgjidhje nëpërmjet pritjeve maksimale. A është e vetmja zgjidhje dorëheqja e qeverisë me zgjedhje të parakohshme ose që zgjidhja mund të arrihet me rekonstruimin e Qeverisë. Por është me rëndësi të kuptohet se nëse para verës nuk arrihet ndonjë zgjidhje për krizën, Maqedonia do të mbetet pa ftesë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, e kjo është rrezik i madh. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close