Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Dhjetëra denoncime për kompanitë e kreditimit, u kërkojnë këstet klientëve

Banka e Shqipërisë njoftoi sot vendimin për shtyrjen me 3 muaj të pagesës së kësteve të kredive për individët dhe bizneset, të cilët nuk kanë mundësi të shlyejnë detyrimet.  Vendimi erdhi si pasojë e masave të marra për koronavirusin, ku qindra mijëra qytetarë janë mbyllur në shtëpi.

Vendimi i BSH detyron bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që të lënë në dorë të biznesit apo individëve, nëse do të paguajnë apo jo këstin e kredisë për periudhën mars-maj 2020, në varësi të mundësive dhe situatës së tyre financiare.

Por pavërsisht vendimit detyrues, në redaksinë e Gazetës SHQIP kanë mbërritur dhjetëra denoncime ku raportohet se institucionet financiare IUTE CREDIT dhe KREDO.AL iu bëjnë presion qytetarëve që të paguajnë këstet e kredive.

Shqetësimin e ngritën gjatë konferencës live në Facebook të kryeministrit edhe disa qytetarë.

“Sapo pyeta bankën Iute Credit dhe më tha që akoma nuk kemi marrë njoftim nga Banka. Të lutem që të jetë e konfirmuar, pasi kësti pastaj rritet”, i shkruan njëri nga qytetarët, kryeministrit Rama.

Dy kompanitë e mikrokredive, në shkelje të ligjit, kanë refuzuar vendimin detyrues të BSH, pavarësisht se vendi ndodhet në një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit, tashmë një pandemi botërore.

Vendimi i BSH, bën që individët të mos ngarkohen me penalitete dhe vonesat e tre muajve nuk i klasifikojnë kreditë e tyre si me risk. Kështu që qytetarët, duhet të fokusohen tek vendimi i BSH dhe jo presionet e këtyre institucioneve financiare.

Gjatë një intervistë për mediat, pak më herët, Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha se kjo masë është marrë më shumë për të shmangur kontaktet mes njerëzve, për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe vlen për të gjithë ata që kanë vështirësi financiare ose nuk kanë mundësi fizike të shkojnë te bankat.

Back to top button