Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Akoma më keq për Shqipërinë, skualifikohen votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë

Festivali evropian i Këngës, “Eurovision Song Contest”, pikërisht në një përvjetor jubilar si ai i 60-i është goditur nga një skandal votimi.

Shpërndarja e pikëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia, dy vende fqinje të cilat i dhanë më shumë pikë Shqipërisë në finalen e madhe të mbrëmjes së ditës së shtunë, respektivisht 10 dhe 12 pikë për “I’m Alive” të Elhaida Danit, mëngjesin e së dielës janë zeruar.

Lajmi vjen nga vetë zyrtarë të Eurovisionit, të cilët e argumentojnë skualifikimin e votimeve të këtyre dy vendeve me faktin se “është vërtetuar që pikët ishin 100 për qind prej votave të vendit, dhe jo 50 për qind prej votave e 50 për qind prej një jurie profesioniste”, siç kërkohet nga rregullorja.

Zyra e shtypit e Eurovisionit lëshoi mëngjesin e së dielës një deklaratë informuese, pasi rikonfirmoi fitoren e Suedisë.

“Rezultatet e jurisë së ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, gjatë mbrëmjes së finales së madhe të eventit janë skualifikuar, pas konsultimeve me vëzhguesin e pavarur të votave të këtij festivali, si dhe pas vendimit të parë nga supervizori ekzekutiv dhe udhëheqësi i grupit të referencave. Në të dy vendet, televotimet janë aplikuar në 100% të rezultateve. Përjashtimi i dy jurive do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të grupit të referimit, në qershor”, thuhet në komunikatë.

Rezultati nuk ndikon aspak në fitoren e Mans Zelmerlow të Suedisë, i cili mbrëmjen e djeshme siguroi 365 pikë për të kryesuar kundrejt Rusisë dhe Italisë, por rrezikojnë përfaqësimin e Shqipërisë, e cila në rast se konfirmohet përfundimisht ky pezullim, do të bënte që vendi ynë të përfundonte me vetëm 12 pikë, të marra nga Greqia dhe Belgjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button