Lavrov: Ka plane për ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Rusia po ndjek me vëmendje situatën e tensionuar në Maqedoni, të cilën e konsideron si një tendencë për ta ndarë atë si shtet. Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov i cili thekson se ngjarjet në Maqedoni dalin nga dëshira që të ushtrohet ndikim mbi qeverinë e kryeministrit Gruevski në lidhje me refuzimin që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Sipas Llavrov ngjarjet në Maqedoni janë të ndikuara nga jashtë. Madje ai shkon më tej kur hedh dyshimet lidhur me një plan të mundshëm për të ndarë shtetin e Maqedonisë, ku gjysma do t’i shkojë Shqipërisë dhe gjysma do t’i shkojë Bullgarisë.
“Shumë është pikëlluese dhe e rrezikshme për atë qëllim të bëhen përpjekje dhe të shfrytëzohet faktori shqiptar. Para shumë vitesh kishte kundërshtime serioze dhe atëherë (në 2001) ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, ndërsa tani flitet se Maqedonia duhet të federalizohet edhe më thellë, madje propozohen ide që të ndahet – njëra pjesë ti jepet Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Bullgarisë”, deklaroi Llavrov.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close