Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Paketa 70 milionë dollarë, ja profesionet që përjashtohen nga ndihma e qeverisë

Paketa e dytë e masave ekonomike siguron të ardhura me vlerë 40 mijë lekë të reja deri në maj, për 176 mijë familje dhe persona të specifikuar në tre kategori të ndryshme. Por sikurse bëri me dije në studion e emisionit “Opinion”, Koordinatori për Emergjencën Arben Ahmetaj  se janë 8 mijë profesionistë në profesione të lira, që përjashtohen nga kjo paketë.

““Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj, duke pohuar se paketat e qeverisë synojnë të mbështesin shtresat që janë më në nevojë.

Kryeministri Rama prezantoi sot paketën e re të ndihmës financiare prej 70 milion dollarësh, e cila do të mbështesë 176 mijë biznese dhe individë deri në fund të muajit maj.

Back to top button