Beg Rizaj në Betejën e Koshares (VIDEO)

Më datë 9 prill të vitit 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, me në krye komandant Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100-vjeçar i vënë mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Portali Albeu.

Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, por në këtë betejë të famshme ka marrë pjesë e Beg Rizaj “Komandant Begu”, i cili është një prej viktimave të përplasjes së armatosur të ndodhur në Kumanovë më datat 9 dhe 10 maj.

Në videon e mësipërme që sjell Portali Albeu mund të shihni Komandant Begun para 16 vjetësh teksa rrëfen se si po shkojnë luftimet, rruga që kanë kryer dhe sukseset që ka arritur UÇK-ja.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close