Ahmeti nuk do ta braktis qeverinë e Gruevskit (Video – LIVE)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se një pjesë të grupit të armatosur i ka njohur dhe ka komunikuar me ta.

Ahmeti në intërvistënn e tij për TV Klan ka deklaruar se ka zhvilluar edhe takime me ta dhe ka qenë i informuar se diçka mund të ndodhë.
“Nuk e mohoj se një pjesë i kam njohur, kam komunikuar jo drejtpërsëdrejti, ata na kane paralajmëruar për një lloj veprimtarie. Nuk kam informacione te konfirmuara por ka pasur aktivitete nga ana e tyre. Agjenda e tyre nuk është e publikuar dhe e shpalosur rreth misionit te tyre. Jemi te pakënaqur me zhvillimet ne Maqedoni, ku shqiptaret torturohen janë te okupuar”, ka thënë Ahmeti, tranmseton klankosova.
Ahmeti po ashtu ka deklaruar se komunikimin me ta nuk e ka pasur të vështirë sepse i ka njohur më herët.
“Njohjet e bëjnë të vetën, komunikimi e bën të veten dhe nuk është vështirë që shqiptaret (luftëtarët e ka fjalën) të krijojnë miqësi dhe plane”.
Ai tha se nuk e di arsyen e grupit të Kumanovës, dhe tendencat e tyre.
“Mbetet te shpjegohet nga njerëzit te cilët kane qene te arrestuar cili ka qene qëllimi i tyre, plani i tyre pasi qarkullojnë lloj-lloj tezash. Ku ne maksimalisht kemi bere përpjekje te shpjegojmë këto ndodhi”.

Ahmeti: Konflikti i sotit i Kumanovës, nuk ka lidhje me atë të 2001
Ahmeti ka thënë se nuk duhet të përzihet rasti i 2001 me këtë të fundit në Kumanovë.
“Ne vitin 2001 UÇK ka pasur tërësisht mbështetje, dhe është rast i veçantë që të ketë pasur në atë kohë ushtri çlirimtare kombëtare. Unë kam dalë me emër dhe mbiemër kush jam unë dhe cila është platforma. Nuk duhet të ngutemi me kualifikime, po u ngutëm mund të dëmtojmë zbardhjen e së vërtetës. Ka shqetësim më të madh, unë kam kërkuar që në këtë hetim të përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar. Se si do të jetë kjo përfshirje varet se si do të bisedohet dhe negociohet. Unë them atë që kam bërë unë dhe unë botërisht e pranoj se unë kam komunikuar dhe kam dërguar bashkëpunëtor të mi të komunikojnë me ata njerëz. Kam bashkëluftëtarë dhe luftëtarë por që nuk ka pasur pagesa të tilla apo shpërblime të tilla. Nuk e mohoj që nuk kanë pirë kafe ose kanë hëngër bukë .
Ahmeti: Për ne çdo gjë është e dyshimtë rreth armatimit të grupit të armatosur
Ahmeti ka folur edhe rreth logjistikës së grupit, i cili është e dyshimtë rreth armatimit.
“Të arrestuarit vetëm mund të përgjigjen pasi për ne çdo gjë është e dyshimtë rreth armatimit. Kam biseduar dhe kam kërkuar që shtetet të takohen mes vete domethënë drejtoritë e policisë të takohen mbi gjendjen dhe realitetin që është në rajon. Është e dyshimtë dhe enigmatike personi që iku dhe shkoi në fshatin Malinjë ku ishte armatimi dhe me pranga në duar u arratis dhe doli në Kosovë. Bisedime midis dy shteteve dhe transparent, nuk e kam idenë kush i ka përpunuar informacionet. Këto mund të shfrytëzohen për qëllime politike apo grupacione të ndryshme pasi BDI nuk është agjension informativ, por parti politike”, ka thënë Ahemti.
Ahmeti: Kumanovarët e dinin për grupin e armatosur
Ali Ahmeti ka thënë në Opinion te Blendi Fevziu se kumanovarët e dinin për grupin e armatosurd dhe se situata është për tu analizuar.
“S’ka mundësi të lëvizin nëpër qytet 50 veta të armatosur dhe të mos e dinte askush. Edhe zogjtë e kanë ditur se diçka po lëviz, por askush nuk e ka besuar që do të ndodhë kjo. Mendoj që shumica e kanë ditur se të lëvizin 50 njerëz në një lagje e të mos hetohen është e pamundur. Situata është për tu analizuar, i gjithë armatim të përdoret dhe tërheqja e popullatës civile të bëhet pa pasoja. Armatimi nuk e di nga ka ardhur, është nga më të rinjtë dhe të sofistikuar, ka shumë enigma dhe teori konspiracioni për të cilat nuk mund të flas.
Ahmeti tregoi se si grupi i armatosur e kishte thirrur për t’i kërkuar ndihmë. “Pasi ishin vrarë disa policë më vije një mesazh:‘Jam në vend ngjarje’, u lajmërova nuk më tregoi kush ishte. Tha jam në Kumanovë dhe fliste shumë qetë, tha jam brenda. Aman na hap rrugë se kemi gabuar se kurrë s’do ta përsërisim këtë gabim. Çohu në këmbë njëherë, ndihmona se mundesh, na hap rrugë për Kosovë”, tregoi Ahmeti lutjen që iu bë nga grupi.
Ahmeti: Grupi i armatosur u mashtrua, por nuk e di nga kush
Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, ushtarët e Kumanovës i ka quajtur të mashtruar, por ai nuk e di se si u ndodhi mashtrimi.
“Janë mashtruar, por nuk e di se si, përndryshe nuk ishin djem të këqij. Gabuan, vet e pranuan se gabuan. Ai tha se kishte frikë mos dikush vdiste edhe duke u dorëzuar, gjë që edhe ndodhi. Sigurisht që mund të ketë pasur dhunë ndaj të dorëzuarve, ne kemi kërkuar të respekton standardet. Ne shqetësimin e kemi pasur që gjatë dorëzimit mos të qëllohet, dhe u qëllua. Më thanë se katër policë kanë vdekur gjatë momentet të fundit”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit gabimi ishte tek Maqedonia e Kosova që nuk u ulën për të biseduar “Nuk dua të flas për diçka që s’kam argumente. Do të ishte mirë që mos janë vonuar dy shtete të ulen dhe bisedojnë, Kosova dhe Maqedonia u desh të ulën të bisedojnë”.
Ahmeti nuk do ta braktis qeverinë e Gruevskit
Ali Ahmeti tha se nuk do të jap dorëheqje nga qeveria, sepse e ndal interesi për shqiptarët, ai deklaroi se nuk braktisë qeverisë se është më i dobishëm në qeveri.
“Më të dobishëm jemi të menaxhojmë në institucione të vendosim agjendë për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve. Është interes i shqiptarëve të qëndrojmë në qeveri”, ka thënë Ahmeti.
Për ta parë intervistën drejtpërdrejt, klikoni KËTU.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close