Sela: Lufta në Kumanovë u zhvilluar për të drejtat e shqiptarëve

Lideri i lëvizjes për reforma në PDSH-së Zijadin Sela thotë se, djemtë nga Kosova erdhën për të luftuar në Kumanovë për avancimin e çështjet shqiptare në Maqedoni.

“Më shumë 90 për qind e atyre që luftuan, kanë ardhur në Kumanovë nga të njëjtat principe për të cilat ishin të motivuar në luftën e UÇK-së e vitit 2001 në Maqedoni. Sepse realisht të njëjtat padrejtësi ju bëhet shqiptarëve si në vitin 2001, por akoma më keq”, është shprehur ai.

Sela thonë se në këtë konflikt ka pasur edhe elemente manipulimi nga shërbimet sekrete.

“Por patjetër se duhet të ketë pasur element manipulimi nga shërbimet sekrete. Por kuptohet shërbime sekrete që kanë folur gjuhën shqipe. Kjo është formë e keqe e veprimit të shërbimeve sekrete” ka theksuar Sela për RTSH, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, aksioni i policisë maqedonase në Kumanovë ishte akt terroristë, sepse u gjuajt mbi një lagje të banuar me popullatë civile.

“Atje u dëmtuar prona e qytetarëve, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Jo se këtë nuk e donte policia maqedonase, por ishte një fat në fatkeqësi”, është shprehur ai.

Ai shprehu habinë se si është e mundur që pas gjithë këtyre padrejtësive dhe terrorit nda popullit shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti akoma qëndron në Qeveri.

Sela akuzoi edhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin si pjesë të regjimit të Nikolla Gruevskit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close