Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

KONCERTI I MJERUESHËM DHE QYQAR I PROVINCIALEVE -BURRAVE TË MENCUR DHE LARGPAMËS- TË PRISHTINËS DHE LOJA ME QYTETARËT SHQIPTAR KËNDEJ DHE ANDEJ KUFIRIT…

Nga: Arban Bislimi

Sot u konfirmua edhe zyrtarisht ajo që e kemi ditur: AKI ka qenë në dijeni për veprimet e shërbimit Maqedon në Kosovë, për përgatitjen e një akti terrorist të inskenuar nga Shkupi me shqiptar të rekrutuar në Kosovë, madje edhe për protagonistët kryesor të kësaj ngjarje… Të gjitha këto janë dorëzuar në një raport për situatën në Maqedoni Presidentës, Kryeministrit, policisë dhe institucioneve tjera rëlëvante të Kosovës. Kush dëshiron të informohet për detalet le të lexon shtypin ditor.

Burrat e mençur dhe largpamës të Prishtinës megjithatë nuk kanë ndërmarrë asgjë për të penguar këto aksione të shërbimit sëkret maqedon në territorin e Kosovës. Po të kishte pak moral te “burrështetasit e ndritur “ të Kosovës do të epej dorëheqje morale nga të gjitha këto institucione.Në fakt ka më se 15 vjet që operojnë strukturat e sigurimit maqedon në kufirin Kosovë/Maqedoni, ku njerëzit që përcjellin situatën, e dijnë se struktura islamiste dhe struktura tjera që vepronin në Kaçanik, Hanë i Elezit, fshatrat kufitare të Vitisë dhe Gjilanit financohen dhe koordinohen nga këto shërbime. Por ja që edhe kësaj radhe –sikur që kanë bërë 15 vite radhazi- ai kallaballak strukturash informative “patriote” ua ka lënë duart lirë maqedonëve të vijnë e të bëjnë pazarin e tyre në territorin e Kosovës që iu është besuar atyre ta mbikshyrin… Apo këto struktura aktivizohen vetëm kundër kundërshtarëve politik e për kontrabandime të ndryshme ? Me rëndësi, paskan qenë të informuara institucionet, Qeveritarët dhe strukturat inteligjente dhe policore të Kosovës.
Atëher, përse i tërë ky mllef dhe ky nënçmim i tyre ndaj atyre djemve, përse ai denim aq i ashpër dhe distancim i paparë ndaj tyre? Cfarë e shtyu Hashim Thaqin ti denojë aq ashpër ata djem qartë dhe me zë – thotë ai “si armiqtë më të mëdhenjë të Kosovës” ; dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin të thotë se “Problemët e Maqedonisë nuk janë probleme të Kosovës”? Për deklaratën qyqare të Kryeministrit tre ditë mbas ngjarjeve nuk ia vlenë të komentojmë, një papërgjeshmëri të tillë nuk ka treguar ky njeri as në kohën e Qeverisë së Rahman Morinës. Të gjithë këta burra sillen sikur Shteti i Kosovës të kishte ndonjë faj apo rolë në organizimin e këtyre strukturave dhe sikur Maqedonia të ishte ndonjë vend përtej deti problemët e të cilit “nuk janë të Kosovës”.
E vërteta është se Maqedonia ka dhunuar sovranitetin e Kosovës duke operuar me shërbimin e saj që 15 vite dhe rekrutuar Kosovar për të inskenuar incidente dhe trazira për qëllimi politike në territorin e saj (nëse e marrim si të vërtetë raportin e AKI-së). Nuk është Shteti i Kosovës ai që ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë por e kundërta. Prandaj, institucionet e Kosovës kanë për detyrë të flasin pa komplekse dhe të kërkojn llogari për ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës, për veprimet agjentureske në territorin e këtij Shteti të këtyre burrave të Shtetit, për vrasjët mizore të qytetarëve të saj e jo të sillet në këtë mënyrë qyqare dhe tu bin donët te këmbët Krerëve të Kosovës para Gruevskit. Prandaj burra të Shtetit veshni donët dhe dilni nga përfundi tavolinës së Gruevskit ku jeni futur!
Probleme të Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë vetëm Maqedonia, Mal i Zi, Serbia apo Greqia të cilat kanë të zaptuar troje Shqiptare, problem i Kosovës është edhe situata në Moldavi, Transnistri, Stamboll, Bullgari, Rumani, Kroaci e Slloveni dhe pse jo edhe më larg gjithkund ku rrezikohen interesat e Shteteve dhe Kombit Shqiptar por edhe atje ku rrezikohet demokracia, liria e njerëzve, etj… Është pak kontradiktore të kërkosh të dërgosh trupa të FSK-së në kontigjente paqe në Irak e Afganistan e në tjetrën anë të thuash se Maqedonia ku jetojnë 50% Shqiptar dhe të ngjashëm -që tek e fundit ke në kufijë- të mos jetë problem i yti!
Giorgevski edhe gati katër ditë pas këtyre ngjarjeve, ku thotë se qenkan të zhytur së paku tetë shqiptar të Kosovës, nuk ka informuar zyrtarisht Shtetin e Kosovës për fatin e qytetarëve të saj. Një nënçmim i tillë, një snobizëm i tillë ndaj një Shteti sovran, partner, etj… nuk është parë ndonjëher. Apo thua se partneriteti, dhe servilizmi është i njëanshëm nga Shteti i Kosovës ndaj Gruevskit dhe ai nuk ka nevojë të kryej as procedurat protokolare ndaj Shtetit të Kosovës? Së paku mund të konstatojmë se propaganda e Gruevskit ka qenë aq e fuqishme dhe aq e vulosur nga sjellja e krerëve të institucioneve të Kosovës -me heshtjën dhe servilizmin fajësues të tyre- sa që jo vetëm se Maqedonia kreu një krim lufte në lagjën e trimave “jetima” të Kumanovës dhe popullatës së saj të pafajshme pa u denuar nga askush në këtë shekull dhe këtë vend të ndritur që thirret të jetë Evropa e shekullit XXI por ai madje arriti që edhe t’ia mvesh Shtetit të Kosovës përgjegjësinë e luftimëve atje dhe të mobilizojë opinionin botëror por edhe atë Maqedon rreth Qeverisë së tij në luftën fantazmë të tij dhe qeverisë së tij “kundër terroristave të infiltruar nga Kosova” siç shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ky është rezultati i Qeverisë së “burrave të Shtetit dhe largpamës” të Prishtinës! Për këta burra dhe të arriturat e tyre që nga Pavarësia e Kosovës e deri sot mund të shkruhen edhe libra të tëra… Mund të shkruhet për spastrimin e etnik të Mitrovicës Veriore, për faljën e fshatrave të Rugovës deri në 10Km brenda territorit të Kosovës Malit të Zi, për deportimin e 200000 shqiptarëve të Kosovës në dy vitet e fundit, për kantonizimin e Kosovës, për dhëniën e hisës Serbisë në Kosovë, Fusnotën të cilën e ngreh zhag Kosova në takime, e për shumë gjëra tjera që kanë destabilizuar Kosovën dhe ulur sovranitetin e saj si kurrë më parë … ku masakrimi i shqiptarëve në Maqedoni, heshtja dhe përcaktimi krah qeverisë shtypëse të Maqedonisë është vetëm kulmi i një mungese të guximit dhe servilizmit provincialistë të burrështetasëve larpamës të Prishtinës!
Siç e kam thënë, pak më herët Maqedonia dhe ekzistenca e saj është e padëshiruar nga i gjithë rajoni, vetëm shqiptarët dhe Shtetët e tyre përkrahin dhe mbajnë ekzistencën e këtij Shteti artificial. Qeveria shqiptare e para e njohu në vitin 1994, shqiptarët dhe marrëveshja e Ohrit mundësoi ekzistencën e saj, madje edhe sot, po mos të ishte Tirana, Prishtina dhe shqiptarët e Maqedonisë, nuk do kishte fare Maqedoni.
Nuk ka pasur nevojë fare të vritën dhe të digjët një lagje e tërë Shqiptare në Kumanovë që Maqedonia dhe kusherrirët tanë andej kufirit të bëhën problem i Kosovës! Mjafton të kesh parasysh se mbi 150000 shqiptarëve andej kufirit u mohohet nënshtetësia dhe ushtrimi i të drejtave qytetare normale në trojet dhe Shtetin e tyre në Maqedoni që të jetë jo vetëm problem i yti por i tërë komunitetit ndërkombëtar; mbasi është ndaluar me konventa ndërkombëtare të krijosh apatrid (njerëz pa nënshtetësi)! Mjafton të mos implementohet marrëveshja e Ohrit që Maqedonia të jetë problem i Kosovës dhe i tërë rajonit; mbasi nga ky mosimplementim lind diskrimini racor, etnik, diskriminimi përball Shtetit, buxhetit, alokimit të infrastrukturës dhe mjeteve publike, etj…
Kundër një segregacionit të tillë racor ishte ngritur e gjithë bota për të bojkotuar Afrikën e Jugut para ca dekadave (një Shtet me mbi 1200000 kilometra katror, 52 milion banor dhe ndër fuqitë ekonomike të botës)… Ndoshta, nuk ishte problem i amerikanëve, francezëve, britanikëve dhe të tjerëve si trajtoheshin 16 milion zezak që tek e fundit –thonin përkrahësit dhe lobit e fuqishme të këtij Shteti fuqi kontinentale e Afrikës- jetonin më mirë në Afrikë të jugut nën apartheid se në vende tjera kufitare të saj. Por ja që në emër të vlerave dhe parimeve u zgjuan të gjithë ata qytetar e ato qeveri të atyre Kombëve të ndritur të mbrojnë vlerën e barazisë dhe të drejtave të njeriut në Afrikë të Jugut për ata zezak me të cilët nuk ndanin asgjë më shumë se përkatësinë racës njerëzore. Ndoshta edhe ne si Qeveri e si popull, mund të bëjm diçka më shumë për ata njerëz andej kufirit me të cilët jo vetëm se ndajmë përkatësinë njerëzore, fqinjësinë, por i kemi edhe miqasi, halla, kusheri, daj, etj…
Tek e fundit, edhe po të ishin ata andej kufirit të gjithë Maqedon e jo 50% Shqiptar (mbi 150000 prej të cilëve të privuar nga të drejtat qytetare); prapë do të duhej si qytetar dhe si Shtete të ndritur dhe demokratike të mos lejojmë që një diktaturë, një regjimë perfidë dhe vrasëtar, një Shtet totalitar që përgjon dhe ndjekë qytetarët e vet, të veproj lirshëm duke shkelur dhe duke shtypur të drejtat e njeriut dhe të drejtat e një populli apo etnie në kufijtë e tanë. Neve nuk do duhej të qendronim indiferent, gjersa kur i njejti Shtet vepron me agjentura në territorin tënd dhe të përbaltë Shtetin në katër anët e botës me akuza të kësaj natyre, atëher duhet kërkuar llogari, jo vetëm për qytetarët tuaj por edhe për këtë arrogancë dhe cënim integritetit moral dhe fizik të Shtetit të Kosovës që po bën Shteti Maqedon.
Me gjithë elementet e njohura dhe të ekspozuara më lart rreth njohjurive të Shtetit të Kosovës pêr veprimet agjentureske maqedone në përgatitjen e kësaj ngjarje, me gjithë sjelljën e çuditshme të krerëve të institucionëve të Kosovës dhe elementët tjera të ekspozuara më lart; unë nuk do doja asnjëher të mendoja se kjo grackë ka qenë e koordinuar ndërmjet dy Qeverive me legjitimitet të kufizuar të Kosovës dhe Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button