BDI urdhëron anëtarët të fshijnë fotografitë e Ahmetit me Sokolin nga “Facebook”

Në mesin e banorëve në rajonin e Kumanovës dhe Likovës qarkullojnë informata të shumta se zyrtarë të BDI-së drejtpërdrejtë kanë qenë të kyçur në realizimin e skenarit të Kumanovës, duke ofruar shuma parash, për çka në disa raste kanë shkruar mediat.

Për të përmirësuar këtë imazh, zyrtarë të BDI-së kanë filluar kontakte intensive me ekspertë maqedonas për marrëdhënie me opinionin, duke kërkuar shërbimet e tyre se s’i të akuzojnë parti dhe subjekte tjera lidhur me zhvillimet në Kumanovë. Marrim vesh se zyrtarët e BDI-së ofrojnë shuma të majme për këto shërbime.

Për të realizuar këtë skenar, marrim vesh se BDI ka kërkuar nga funksionarët dhe anëtarësia e tyre që t’i fshijnë nga Facebook të gjitha fotografitë në të cilat kryetari i kësaj partie është i fotografuar me Sami Ukshinin-Sokolin, me Maliq Ndrecajn, Mirsad Ndrecajn, Begë Rizajn, Demë Shehun dhe ish ushtarë dhe komandantë tjerë të shquar të UÇK-së.

Strukturat e BDI-së krekoseshin me këto fotografi, sa herë që kishte zgjedhje dhe sa herë që duhej të mbledhin sa më tepër vota për VMRO-DPMNE-në, mirëpo tani situata ka ndryshuar dhe ato fotografi janë bë barrë për partinë e Ahmetit. Pra se të fshihen të gjitha nga Facebook-u, “Lajm” ka arritur të sigurojë disa prej këtyre fotografive.

BDI gjatë ditës së sotme ka caktuar mbledhje të kryesisë qendrore partiake. Zyrtarisht pritet të thuhet se BDI do të shqyrtojë “situatën e krijuar, integrimin në NATO, në BE, e kështu me radhë”, por burimet tona thonë se do të ndërtojnë strategji për manipulim të opinionit.

BDI nuk dëshiron që të dalë haptazi kundër këtyre grupeve, me qëllim që të lëjë një derë të hapur nëse eventualisht këto grupe forcohen dhe fitojnë luftën, të mund të dalin dhe të thonë se “komandant i tyre ka qenë Ali Ahmeti, por nuk ka treguar për shkak të bashkësisë ndërkombëtare”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close