Policia maqedonase shpall komandant të UÇK-së “berberin e Kumanovës”!

Përmes një video-publikimi të policisë maqedonase u tregua fytyra e vetëm pesë personave, për të cilët thuhet se janë të përfshirë në betejën e armatosur gjatë dy ditëve të fundit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Shumë qytetarë nga reaguan dhe pohojnë se në të vërtetë bëhet fjalë për berberin e mëhallës së tyre.

Ky informacion ka ngritur dyshime të mëdha në opinion nëse berberi në fjalë a është pjesë e grupit të armatosur apo viktimë e rastit.

Shumë njerëz besojnë se policia maqedonase po abuzon me etiketimin e viktimave dhe të arrestuarve e të dorëzuarve si terroristë.

Rasti i berberit shihet si një i tillë. Dyshimet janë se berberi i arrestuar nuk kishte lidhje me ngjarjen e aq më pak të jetë kreu i UÇK.

Sakaq, reagime të ashpra ka shkaktuar arrestimi i pafajshëm i berberit me emrin Irfan Lutfiu nga Kumanova.

Teologu Nehat Ismaili në një mesazh publik sot, thekson se Irfani është djalë i mirë dhe familjar, ndërsa vlerëson se akuza për terrorizëm dhe vrasje është një çmenduri e paparë.

“Berber Irfani nga Kumanova akuzohet për terrorizëm dhe vrasje! E njoh për djalë të mirë dhe familjar. Si shumica e të rinjve në shtetin e përmendoreve pa perspektivë. Aty ku gipsi, betoni dhe çimento ka vlerë më tepër se njeriu, edukimi, arsimimi dhe zhvillimi industrial. Definitivisht, kumanovarët duhet t’i bojkotojnë të gjithë partitë politike! Zoti i marroftë!”

Si proces rutinë, të arrestuarit duhet t’i vizitojë Zyra e Avokatit të Popullit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të verifikuar nëse janë respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close