Përplasja Greqi-Shqipëri për detin Kathimerini:Turqi-Itali presion Tiranës

Shqipëria ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes detare të vitit 2009 me Greqinë pas presionit të Turqisë dhe Italisë. Kështu shkruajnë mediat greke, sipas të cilave dhe nota e protestës që i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë vjen në prag të vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

E përditshmja Kathimerini duke cituar një burim nga Ministria e Jashtme greke, thekson se Athina zyrtare do ketë një përgjigje për notën e protestës, ndërsa sinjali i parë ishte anulimi i një takimi mes ambasadorit shqiptar në Greqi me shefin e diplomacisë greke.

Tirana në notën e protestës kërkonte që Greqia të ndërpriste programit të kërkimit në det dhe të rishoh planin e saj për dhënien me koncension për kërkimin e naftës dhe gazit në detin Jon, pa u zgjidhur me parë çështja e kufirit ujor me Shqipërinë.

Kathimerini shkruan se ngërçi mes dy vendeve është për kuadratin Joni 5, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, që Athina kërkon të japë me koncension gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm.

Tirana ka kërkuar që të mos jepet me koncension ky kuadrat, pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshje të re për detin me Greqinë. Ndër të tjera e përditshmja greke shkuan se çështja e detit me Shqipërinë do të shkojë drejt institucioneve ndërkombëtare.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close