Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Manjani-Ramës: Për zotin s’luftoj më, me askënd që s’është armiku im i drejtpërdrejtë. Unë nuk e shikoj virusin

Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili pas shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri tha se jemi në luftë me një armik të padukshëm.

Manjani shkruan se shqiptarëve iu shkoi jeta në luftë, por nuk fituan asnjëherë.

“Luftëra, por s’fituam asnjërën..

Që së vogli na kanë mësuar të jetojmë në luftë me diçka apo me dikë.

Na mësuan në shkollë bëmat e luftës,po asnjëherë nuk mora vesh përse gjithmonë kemi qenë të pushtuar. A kanë luftuar të parët tanë apo jo?!

Sidoqoftë duhet të kenë pasë një ushtri armike përballë të paktën dhe kanë luftuar aq sa kanë mundur. Qartësisht jo aq sa na mësonin në shkollë.

Ne u rritëm me luftëra të tjera. Luftuam sa u shqyem fare ndaj: kulakëve, mikroborgjezëve, pronës private, bixhozit, flokëve të gjata, pantallonave coëboys, muzikës së huaj madje edhe ndaj rehatisë personale.

Luftuam armikun e jashtëm e të brendshëm, pa e ditur se kush është ai. Luftuam edhe për të siguruar bukën dhe socializmin.

Na thanë të jetojmë si revolucionarë në rrethim. Të mbajmë sytë katër e të hedhim valle në gojë të ujkut.

Na ngulën thellë në kokë se ka gjithmonë një ARMIK të rrezikshëm që do të na zhdukë nga faqa e dheut.

Në fakt koha e solli që të takohemi edhe me “armiqtë” dhe nuk e morëm vesh përse ishim në luftë me ta. Nejse hesap tjetër ky.

Por lufta vazhdoi. Lufëra të reja celëm. Luftuam komunizmin, sigurimin e shtetit, shërbëtorët e diktaturës dhe me sipërfaqet e tepërta të banimit (madje edhe me telefonat në shtëpi).

Pastaj filluam të luftojmë ndaj trafiqeve, ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Luftuam ndaj skafeve, drogës e makinave. Faqen e zezë arritëm, por ama luftuam e luftojmë prap..

Deri sa vjen një pikë që luftojmë edhe me njëri-tjetrin sepse nuk kemi luftuar asnjëherë me asnjë armik.

E bëjm rregullisht këtë gjë. Luftojnë trimat burra n’gratë e tyre, djemt n’prindër të vet, vëllezër e motra n’shoqi shoqin, kushërinjtë po e po.

Luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejm ndonjë “armik” që na e rrok syri.

Sot na thonë se jemi prap në luftë,por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.

Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…

Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

Sfida nuk është luftë, dreqi e mori.”shkruan Majani. (TemA)

Back to top button