“UÇK” sërish merr përsipër sulmin e Qeverisë së Maqedonisë

Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nxjerrë në
sipërfaqe autorët e ngjajshëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e
fundit.

Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë
përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës
21.00, kur një granatë e hedhur u gjetë disa metra afër Qeverisë dhe që
ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë. Granata sipas policisë kishte
ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce
Dellçev”.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”.

Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte
kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte
pëbërë një skandal që pushtoi mediat.

Kjo është deklarata disa rreshta e lëshuar për mediat:

 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close