Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rama: Sidoqoftë, bashkimi do të ndodhë

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë, pavarësisht nëse dy vendet do të anëtarësohen apo jo në Bashkimin Evropian.

“Reuters” duke iu referuar deklaratës së kryeministrit, Edi Rama, shkruan se, Serbia dhe Perëndimi janë të ndjeshme ndaj çdo diskutimi për bashkimin e dy vendeve, transmeton shekulli.
“Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk mund të vihet në dyshim”, tha Rama gjatë një interviste për “Klan Kosova”. “Pyetja është si do të ndodhë. Do të ndodhë në kontekstin e BE-së si një proces natyral dhe i kuptueshëm nga të gjitha apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së.”
Duke kritikuar ngurrimin e BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Rama tha se blloku duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe “të kërkojë që Ballkani të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur”. “Më pas, sigurisht, që të gjithë etnitë e Ballkanit do të jenë së bashku pa nevojën për të vendosur kufij”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button