Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Gjuriç: Rama kërkon të nxisë luftë

Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën e Metohinë, në qeverinë e Serbisë, ka thënë sot, se deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkim kombëtar, tregojnë se ai është një luftënxitës.

Ai ka thënë se për një gjë të tillë, duhet të reagojë Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Rama është një luftënxitës, presim reagime nga BE dhe OKB”, ka thënë Gjuriç, shkruajnë mediet serbe.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi që Kryeministri Rama, tha se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen. Kjo deklaratë solli edhe reagimin e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha sot se ‘kjo gjë nuk do të ndodhë asnjëherë’.

“Unë i premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë ai, në një mënyrë klasike kurrë nuk do të bashkohen”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Tëitter.

Rama, gjatë një debati në “Klan Kosova” tha se Kosova dhe Shqipëria do të “bashkohen në rrugën klasike” në qoftë se BE-ja nuk i hap rrugën Kosovës, për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button