“Bashkimi me Kosovën”, BE-Ramës: Mos Provoko!

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Bashkim klasik me Kosovën, Bashkimi Evropian ka reaguar duke theksuar se provokimet janë të papranueshme, në një kohë që kërkohet bashkëpunim rajonal dhe përparim për integrimin evropian.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini dhe Johanes Hahnit, ka theksuar se përparimi drejt BE-së varet kryekëput nga bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Koçijançiç ka deklaruar se pasi u verifikua deklarata e kryeministrit Rama, BE dëshiron të theksojë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon kanë konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”.
“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshme”, thuhet më tej në njoftim.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pas asaj të kryeministrit Rama sipas të cilit, “Shqipëria dhe Kosova kanë dy alternativa, ose të bashkohen në familjen evropiane, ose ‘në mënyrën klasike’, në rast se Evropa nuk i hap rrugë integrimit evropian të Kosovës dhe liberalizimit të vizave”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close