Lubonja: Edi Rama ka marrë rolin e babait të kosovarëve, kënga “Kuq e zi je ti” e tmerrshme

Fatos Lubonja në një shkrim publikuar në “Panorama” ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor një gjuhë të trefishtë me shqiptarët e Kosovës.

Sipas tij, deri më tani liderët shqiptarë kanë përdorur një gjuhë të dyfishtë, një nacionaliste për shqiptarët dhe një europianiste për ndërkombëtarët, ndërsa tashmë po përdoret një gjuhë e trefishtë.

“Ajo që më tërhoqi vëmendjen në eventin e fundit gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës në Tiranë, që u zhvillua në një kohë kur kosovarët dhe shqiptarët kanë arritur pikën më të ulët të besimit tek e ardhmja, mu për shkak të politikanëve të tyre shumëgjuhësh, ishte një ndryshim në gjuhën e kryeministrit, që nga e dyfishtë ishte bërë e trefishtë. Ai përdori disa tone të forta patriotike, që dallonin edhe nga gjuha që Rama përdor me shqiptarët e këtushëm e aq më shumë nga gjuha që përdor me europianët.

Mua më duket se jemi përpara një ekzibicioni; edhe me kontributin e ekzibicionizmit bosh të kryeministrit; ku një pjesë njerëzish, pikërisht se janë më të përçarë se kurrë, më individualistë se kurrë, më të varfër se kurrë, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht e intelektualisht, me një krizë të thellë identiteti individual, prandaj dhe me komplekse të thella inferioriteti, kërkojnë të mbushin këto boshllëqe e nevoja duke u identifikuar në mënyrën më infantile me tifozerinë kuqezi. Të bëhet se këta njerëz të vetmen mënyrë për të qenë patriotë, ndërkohë që lisat e Shqipërisë i shuajnë me sharra dhe malet i bëjnë çimento, kanë gjeturtë tundin flamurin në një ndeshje futbolli”, shkruan ndër të tjera Lubonja në analizën e tij.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close