Dokumenti me firmën e Frrokut në KQZ: Në 21 qershor, PKD në koalicion me PS

Partia Kristian Demokrate, me kryetar Mark Frrokun do të dalë në koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 21 qershorit. Në raportin e përvitshëm financiar të dorëzuar nga PKD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, më 22 shkurt të këtij viti dhe të firmosur nga kryetari Mark Frroku thuhet se Partia Kristian Demokrate është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.
“Sipas marrëveshjeve me forcat e tjera politike të koalicionit të shumicës, do të marrim pjesë në zgjedhjet e pushtetit vendor që mbahen në qershorin e këtij vitit”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në KQZ.
pdk
Ky raport është dorëzuar disa ditë përpara se të bëhej publike çështja ‘Doshi’, ku rezultoi i implikuar edhe kreu i PKD, Mark Frroku, tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes së një personi disa vite më parë në Belgjikë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close