Peshëngritje, dënohen 3 shqiptarët: Shabani “Kali i Trojës”, na mashtroi

Tre sportistët shqiptarë Daniel Godelli, Hysen Pulaku dhe Romela Begaj janë gjetur fajtorë nga Paneli dëgjimor në VADA për substancat e ndaluara që kanë përdorur në kampionatin Botëror të Kazakistanit.

Godelli dhe Begaj janë përjashtuar me nga 2 vite, ndërsa Pulaku 8 vite, pasi e kishte të përsëritur. Kështu shqiptarët humbasin titujt kampion që fituan në Botëror. Pas vendimit, ka shpërthyer në akuza Daniel Godelli.

Daniel Godelli duke akuzuar drejtpërdrejt Luan Shabanin për substancat e ndaluara që iu gjetën në gjak nga analizat VADA.

Peshëngritësi në fjalën e tij në Facebook shprehet se ishte e pamundur të mendoje se mes tyre kishe thënë një tradhtar, që sipas tij e ka tradhtuar Shqipërinë për herë të dytë për të eliminuar Shqipërinë nga Olimpiada për të favorizuar Greqinë.

Madje Godelli thekson se pas ngjarjeve të fundit, Shabani nuk ngre as telefonin për të dhënë shpjegime.

Luan Shabani ishte personi që stërviti shqiptarët në Greqi dhe qe më pas si Godelli, Begaj dhe Pulaku rezultuan pozitiv.Deklarata e Godellit vjen në momentin që paneli dëgjimor e shpalli fajtor, ndërsa përgjigja e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes, pritet të vijnë në ditët në vazhdim zyrtare.

Paneli dëgjimor ka dënuar sportistët kuqezi si më poshtë:

Daniel Godelli 2 vjet pezullim
Romela Begaj 2 vjet pezullim
Hysen Pulaku 8 vjet pezullim




Deklarata e plotë e Godellit
Peshngritja esht dhe mbetet sporti me i sukseshem ne shqiperi dhe ne kampjonatin boteror kte e treguam me gjith forcen qe kishim pa e menduar qe midis nesh ishte nje tradhetar qe tradhetoj flamurin per te dyten her herenbe pare kur u largua nga shqiperia me preteksin qe skishte kushte,nderkoh kur ne e dim shum mire qe ne ato koh ai ka pasur super kushte.

Dhe hera e dyte kur na ka dhen dicka qe ai e dinte shum mire qe ishte medikamet i ndaluar.Dhe cdo gje e ka bo me vetedije te plote, per te eleminuar ekipin shqipetar nga olimpjada qe ti hap vende ekipit grek kjo tradheti nuk falet.

Ai nuk ka as nje pik burrerie nuk ka as guximin te hapi telefonin e te japi nje shpjegim.Kjo esht difrenca midis kampjoneve dhe tradhetareve Luan Shabani kur rezultoj positiv per perdorim dopingu ne 2004 ne olimpjaden e athines bente be per koken e femijeve qe skishte mare doping.

Po te njejten gje bente be tek ne qe skishim te benim me as nje medikament te ndaluar.I dham besim!!Perfundimi doli,qe ai njeri eshte ne villen e tij me syze djelli dhe ne te pezulluar kur ate rezultat e bem me gjak.Kjo miq e dashamires te sportit eshte e verteta. Ju kerkoj falje qe jeni ndjer te zhgënjyer.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close