Ndërron jetë babai i Mërgim Mavrajt “Të Zotit jemi dhe te ai do kthehemi”

Ka ndërruar jetë ditën e sotme Tafë Mavraj, babai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta nga Federata Shqiptare e Futbollit.


Babai i Mavrajt prej kohësh tashmë vuante  nga një sëmundje e rëndë dhe qëndronte i shtruar në një spital të Frankfurtit në Gjermani.Edhe vetë faqja zyrtare e KF Istogut, klub ky që vjen nga vendlindja e Mavrajt ka konfirmuar vdekjen e babait të futbollistit.  Sipas tyre, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në fshatin Staradran të Istogut.


pas ndeshjes Shqipëri – Armeni, Presidenti i FSHF-së Armando Duka raportoi lajmin për vdekjen e babait të Mavrajt. Por, menjëherë pas ndeshjes ka qenë vetë lojtari i Kelnit i cili e ka përgënjështruar këtë lajm.


“Zgjohu Shqiptar” i bashkohet ngushëllimeve për familjen e futbollistit të kombëtares sonë.




Mavraj: Të Zotit jemi dhe te ai do kthehemi

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jetë të babait, Mavraj ka postuar edhe disa reshta në Facebook. I pikëlluar nga largimi nga jeta i të atit, mbrojtësi i kombëtares shprehet se “Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi…
mavraj
Syu loton e zemra pikellohet e sdo themi asgje veç asaj që Zotin e kënaq : “Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi”. Babi vdekja jote na rendoi po kur mendoj se cili babe ke qenë për ne kjo ma lehtëson deri diku dhimbjen se shpresoj se Zoti do të shpëbleje.


“Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi” O Allahu i Madheruar fale. meshiroje, beje te prehet ne paqe sic kishte shpirtin, varrin beja kopshesht te Xhenetit ! Amiin, Amiin, Amiin”.




Presidenti Duka ngushëllon familjen Mavraj


Presidenti i FSHF, Armand Duka ngushëllon familjen e Mërgim Mavrajt pas ndarjes nga jetë të babait të mbrojtësit. Në mesazhin e tij Duka shprehet “Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj. Në këtë moment të veshtirë për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen.


Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet. Shpresojmë shumë, që ta kaperceni me sa më pak dhimbje një çast të tillë të vështirë për çdo familjar dhe bir. Ju pastë lënë kujtimet më të mira dhe u prehte në paqe. Edhe njëherë pranoni ngushellimet më të sinqerta edhe në emër të ekipit kombëtar dhe stafit të tij” mbyllet deklarata e tij.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close