Tre gazetat më të mëdha suedeze promovojnë turizmin në Shqipëri

STOKHOLM – Tre gazetat më të mëdha në Suedi “Dagens Nyheter”, me një tirazh prej 900 000 kopjesh, “Sydsvenska Dagbladet” me 300 000 dhe “Helsingborgs Dagblad” me 200 000 kopje, kanë botuar artikullin e gazetares Lind mbi turizmin shqiptar dhe potencialin në të ardhmen, duke i treguar publikut suedez se Shqipëria ka bere përpjekje serioze për të krijuar një klimë te re për turizmin dhe impaktin e tij në ekonomine shqiptare.

Po kështu, artikujt kanë vlerësuar përpjekjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të realizuar në një kohë të shkurtër disa programe dhe iniciativa të rëndësishme për publikun, siç është ajo e hapjes së ishullit të Sazanit për publikun në modelin e një Parku Kombëtar.

Tashmë që po afron dhe sezoni turistik, shkrime të këtij lloji janë një investim i fuqishëm për promocionin e turizmit në vendin tonë.

Skandinavët, ku futen dhe suedezët, i kanë me zell pushimet në Mesdhe. Por, vitet e fundit, Shqipëria po bëhet shumë e preferuar për ta. Tregues për këtë është Saranda, ku shumë shtetas norvegjezë dhe suedezë kanë blerë apartamente dhe zgjedhin bregdetin e jugut për të pushuar gjatë verës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close