Jepet “OK” për rindërtimin e “Loro Boriçit”

Kryeministri Edi Rama në Shkodër njofton nisjen e projektit që do të transformojë stadiumin aktual.
Këshilli Kombëtar i Territorit i ndez dritën jeshile nisjes së punimeve për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës, “Loro Boriçi”. Në Shkodër ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili foli për projektin e ri që sipas tij do të prezantohet brenda disa ditësh.
“Do të ndërtojmë një stadium që i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s. Stadiumi aktual është një rrënojë që nuk e meritojnë qytetarët dhe sportdashësit e këtij qyteti. Elbasan Arena është një shembull i shkëlqyer por stadiumi i ri i Shkodrës do të jetë më i mirë”, theksoi kreu i ekzekutivit.
Sipas projektit stadiumi i ri në Shkodër do të mbajë 17 mijë tifozë dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro. Fillimisht u parashikua që rikonstruksioni i stadiumit të Shkodrës do të përfundonte brenda muajit tetor për të pritur ndeshjen eleminatore kundër Serbisë por me shtyrjen e nisjes së punimeve nuk është e sigurt nëse takimi i 8 Tetorit do të luhet në qytetin verior. Aktualisht, stadiumi i vetëm i disponueshëm për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në vendin tonë është vetëm “Elbasan Arena”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close