Agolli pritet si hero në Azerbajxhan per fitorem kunder Armenise

Lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Azerbajxhan nga klubi i tij Karabak, pas fitores së Kombëtares ndaj Armenisë.

Në rast se kuqezinjtë fitonin ndaj Armenëve, krerët e klubit të Karabakut u kishin premtuar një dhuratë të veçantë Agollit dhe lojtarit tjetër shqiptarit, Admir Teli.

Trajneri i skuadrës, Kurban Kurbanov i ka dhuruar Agollit një orë “Rolex”, ndër më të shtrenjtat të kasj marke. Sipas medieve azere, trajneri i ka përqafuar katër herë lojtarin kuqezi.

Nga burime ende të pakonfirmuara thuhet se klubi i dhuruar 32-vjeçarit 100 mijë eruo për fitoren ndaj Armenëve.

Edhe tifozeria e klubit e ka pritur atë në mënyrë madhështore. Vetë Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve”.

32-vjeçari konsiderohet si lojtari i huaj më i mire që ka luajtur në radhët Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Europa League.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close