Pesë kushtet, Rama: Në vjeshtë i japim të plotësuara, të mos ketë kate shtesë

Komisioni Europian
Dialogu – Unë jam i lumtur që sot që kam parë dialog dhe këndvështrime të ndryshme si nga qeveria dhe nga opozita. Jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip duhet të ketë dialog. Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi dhe ajo të jetë gjithëpërfshirëse
Qeveria
Kërkesa – “Ne kërkuam që komisioni, përmes komisionerit, të marrë në konsideratë përputhjen e këtij procesi me precedentin pozitiv të Malit të Zi, ku çelja e kapitullit 23 dhe pastaj kapitullit 24 të negociatave, në formën e një procesi të kushtëzuar”, tha Kryeministri Rama

Tryeza


Komisioneri Hahn: Reforma në drejtësi, dialog me PD-në jo vetëm në gjuhën angleze


BLEDAR HOTI

Raundi i pestë i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, e mbajtur në Tiranë, dha pak tone optimiste për sa i përket faktit nëse vendi ynë do të marrë vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në konferencën për shtyp deklaroi se vendit i duhen reforma cilësore, gjyqësor i pavarur dhe dialog politik ndërmjet palëve. Ndërsa zyrtari Hahn shprehet për mosngutje të reformave, por në realizimin e tyre me cilësi, Kryeministri Edi Rama shprehet se shpejtësia është e nevojshme. “Për të dhënë një përgjigje lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, unë do t’i referohesha fjalës së komisionerit që është shumë e rëndësishme cilësia e procesit. Sigurisht, për ne, jo për Bashkimin Europian, por për ne, është e rëndësishme edhe shpejtësia. Kështu që, ne jemi shumë besimplotë që procesi i reformës në drejtësi është cilësor dhe i shpejtë. Sikundër, jemi besimplotë se në vjeshtë, ne do t’i japim komisionit në dorë gjithçka të plotësuar, lidhur me të 5 prioritetet, nëse u referohemi detyrave të shkruara. Për këtë, unë i kërkova komisionerit që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, të mos kemi shtesa kati rrugës, por brenda kornizës së miratuar bashkërisht, Shqipëria të japë rezultatet një më një, sipas detyrave të përcaktuara”, deklaroi Rama në konferencën për shtyp. Kryeministri theksoi se, “për ne mbetet e qartë që nuk jemi në kohën më të mirë politike në Europë për të folur për zgjerimin, por ama jemi në kohën më delikate në rajon për të mos e lënë procesin e zgjerimit”. Ndërsa u shpreh i vendosur për realizimin e reformës në drejtësi, duke kërkuar modelin që aplikua për Malin e Zi dhe për Shqipërinë. “E informuam komisionerin për pikën në të cilën ndodhet reforma në drejtësi, si një proces i strukturuar dhe gjithëpërfshirës, që qysh sot na jep garancinë e një produkti që do të mbyllë një epokë të gjatë tranzicioni, të karakterizuar nga kalbëzimi sistemik i sistemit të drejtësisë dhe do të vendosë themelet institucionale të një sistemi drejtësie europian të bazuar në një shtet të së drejtës. I shpreha komisionerit bindjen time se është procesi më i thellë dhe më gjithëpërfshirës, ku konsumi i energjive të vëna në dispozicion mund të krahasohet vetëm me procesin e shkrimit të Kushtetutës së re të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, ne kërkuam që Komisioni, përmes komisionerit, të marrë në konsideratë përputhjen e këtij procesi me precedentin pozitiv të Malit të Zi, ku çelja e kapitullit 23 dhe pastaj kapitullit 24 të negociatave, në formën e një procesi të kushtëzuar, solli si rezultat më pas, shkuarjen përpara, me sukses, në procesin e negociatave”, theksoi Rama. Ndërsa komisioneri Hahn ka vënë theksin në një reformë gjithëpërfshirëse dhe te dialogu politik. “Unë jam i lumtur që sot që kam parë dialog dhe këndvështrime të ndryshme si nga qeveria dhe nga opozita. Jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip duhet të ketë dialog. Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi dhe ajo të jetë gjithëpërfshirëse. Duke parë 5 prioritetet them se ka pasur progres. Të gjitha fushat po avancojnë, por çështja nuk është te shpejtësia, por te cilësia. Të jeni të sigurt se ne kemi dëshirë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Reforma në drejtësi duhet të jetë efikase dhe gjithëpërfshirëse. Është me rëndësi që Shqipëria të ndjekë një proces reformash të gjyqësorit të plotë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, çka është thelbësore për rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor. Ekziston nevoja për një politikë serioze dhe koherente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me masa vendimtare që çojnë në hetime proaktive dhe efikase, në ndjekje penale dhe dënime të formës së prerë. Është thelbësore të vazhdohet nxitja e efikasitetit dhe pavarësisë së administratës publike. Duhet garantuar respektimi i plotë i legjislacionit të zbatueshëm në lidhje me lëvizjet e personelit.

Kam nënvizuar se integrimi në BE duhet të jetë një proces përfshirës; e di se ka konsensus të gjerë këtu mbi të ardhmen e integrimit të Shqipërisë në BE dhe unë i bëj thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive me frymë kompromisi që kjo të arrihet. Lejomëni të them se klima politike konfrontuese në rritje dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund ta rrezikojë procesin e reformave”, tha Hahn. Mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura nga zgjatur një orë e gjysmë. Mësohet se vetëm kryekomisionerja Bregu ka folur 45 minuta. Në mbledhje kanë folur vetëm Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Arritjet janë paraqitur nga ministrja Gjosha. Replika nuk ka pasur ashtu si në vitin e kaluar. Bregu mësohet se ka deklaruar se opozita e mbështet procesin e integrimit. Ndërsa Rama nuk ka ngurruar të kontestojë qëndrimet e Bregut sa i përket luftës së krimit të organizuar duke i paraqitur shifrat për bllokimin e sasive të kanabis sativa.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close