Aliji, shqiptari i parë i Maqedonisë në Kombëtare

Quhet Naser Aliji. Ka lindur në Shkup, më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase, i cili bëhet lojtari i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi.

Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Bazeli. Ai është rritur te klubi i Bazelit dhe, me shumë gjasa, në fund të sezonit do të rikthehet te kjo skuadër.

Sakaq, Aliji ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21, por vitin e shkuar pas bisedës me De Biazin dhe kërkesës së FSHFsë ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares sonë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close