Ekskluzive, zbardhet vendimi UEFA:Ja pse u dënua Shqipëria

Pas disa ditë pritjesh, Komisioni Disiplinës pranë UEFA-s ka sjellë pasditen e sotme në Federatën Shqiptare të Futbollit interpretimin juridik të vendimit për ndeshjen e 14 Tetorit që u zhvillua në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në vendimin prej 12 faqesh argumentohet vendimi që ndëshkoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe 100 mijë Euro gjobë.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka arritur që të zbardhë një pjesë të vendimit të dërguar nga UEFA. Shqipëria sipas vendimit të argumentuar ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 pasi refuzoi të vazhdojë ndeshjen, ndërkohë që shpjegohet se para këtij refuzimi shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen.
Vendimi i UEFA-s
Gjoba prej 100 mijë Eurosh është argumentuar me futjen e dronit me banerin në stadiumin Partizani të Beogradit, edhe pse kurrë nuk është vërtetuar se kjo ishte një vepër e palës shqiptare, apo një provokim  nga pala serbe për të sjellë më pas të gjitha trazirat.  Në vendimin e zbardhur nuk flitet aspak për dështimin e palës serbe për organizmin e ndeshjes, dhunën që është ushtruar ndaj futbollistëve dhe delegacionit shqiptar dhe mbi të gjithë për thirrjet raciste.

lorik cana ndeshja serbi shqiperi
(Në foto: Momente nga dhuna gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri)

FSHF do të deklarojë qëndrimin e saj zyrtar para mediave pas përfundimit të konferencës për shtyp që trajneri Gianni de Biasi do të jap nesër në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ekskluzive-zbardhet-vendimi-uefaja-pse-u-d-nua-shqip-ria-250984.html#sthash.d7Tm52a5.dpuf

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close