“Po na sulmojnë politikanët dhe ish-hoxhistët, po na kërcënohet bashkëjetesa”

Fjalimi i kryepeshkopit në meshën e së dielës, qëndrimet për Atë Nikolla Markun dhe historianët

Blerdar Hoti
Dy javë pas ceremonisë së shenjtërimit të Kishës Ortodokse në Tiranë, “Ngjallja e Krishtit”, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka mbajtur një fjalim të posaçëm mbi reagimet që u pasuan pas kësaj ceremonie, veçanërisht pas deklaratës së kryepeshkopit serb se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë. Në meshën e së dielës, më 15 qershor, mbajtur pikërisht nga katedralja ku u shenjtërua, kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare në fjalimin e mbajtur ka folur me tone tejet të ashpra ndaj atyre që sipas tij duan të cenojnë bashkëjetesën fetare që ekziston në Shqipëri. Fjalimi prej 16 minutash i kryepeshkopit në meshë përpara besimtarëve është fokusuar pikërisht mbi reagimet e Atë Nikolla Markut, analistëve apo dhe politikanëve për mbajtjen e ceremonisë së shenjtërimit. Janullatos nuk ka thënë asnjë fjalë mbi peshkopin Irinej, por ka akuzuar mediat se nuk publikuan intervistat e tjera. “Në ditën që pasuan disa persona ishin të shqetësuar jashtë mase shumë dhe arritën me anë të disa emisioneve shpifëse që këta kryen, realizuan dhe me shkrime të mbushura plot me helm që të ndryshojnë kuptimin e kësaj dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran të një niveli shumë të ulët ndaj Kishës sonë Ortodokse. Gjoja gjetën një rast nga një intervistë që u dha jashtë kishës. Jam i detyruar, që të them për disa të vërteta që dhe ju të jeni të informuar, por edhe të tjerët që pyesin dhe të jeni në gjendje t’u jepni përgjigje. Nuk kërkuan që të merrnin intervistë nga Patriku Ekumenik, apo ai i Rumanisë, i cili sot është personi më i rëndësishëm në një vend që ka 18 milionë të krishterë. Nuk kërkuan dhe nuk deshën që të merrnin intervistë nga kryepeshkopi i Athinës, sepse do të ishte nder, sepse ai vetë është arvanitas, apo as nga ai i Qipros. Morën dy intervista nga ai i Polonisë, Rusalimit (Rusisë), por nuk dhanë, publikuan asgjë. U rrekën që të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituj që ishin me të vërtetë gjëra aspak dinjitoze dhe një mendje fare të ulët: Kryepeshkopi i Serbisë, Kisha e Janullatos! Këto tregojnë ligësinë me të cilët këta shikojnë ditët e bukura me të cilët jeton kisha ortodokse në këtë vend”, shprehet kryepeshkopi Anastas.

Politika dhe Atë Nikolla Marku

Sipas kreut të Kishës Ortodokse, sulmet vijnë nga politika dhe ish-përfaqësuesit e sistemit komunist të Enver Hoxhës. “U rrekën që të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituj që ishin me të vërtetë gjëra aspak dinjitoze dhe një mendje fare të ulët: Kryepeshkopi i Serbisë, Kisha e Janullatos! Këto tregojnë ligësinë me të cilët këta shikojnë ditët e bukura me të cilët jeton kisha ortodokse në këtë vend. Disa thonë se janë historianë dhe rreken që me përralla të marra mundohen të helmojnë opinionin publik që nuk e dinë se si qëndrojnë gjërat në të vërtetë. Janë ato qarqe që persekutuan sistematikisht kishën tonë, ishin pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin ne leksion rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në Kishën tonë Ortodokse, shpesh vetëdeklarohen se nuk besojnë në askund dhe duan që të japin udhëheqje te Kisha jonë Ortodokse e Shqipërisë. Herë pas here nxjerrin dhe një papagall të vogël kur me vështirësi ky person mund të thotë disa mendime e ide, ia shkruajnë këtij dhe ky rreket të thotë gjëra më të pamundura që mund të ketë ndaj Kishës Ortodokse”, theksoi në fjalimin e tij. Ndërsa ai bën ironi me at Nikolla Markun, duke bërë të ditur se nuk e njeh asnjë si prift. “Dikush deklaron vetë se është prift, askush nuk e njeh si të tillë në të gjithë botën. Dhe meqë disa televizione private paguhen nga qarqe antiortodokse paguhen shumë, shtrenjtë për këtë gjë, e shfaqin atë si patriot kryesor shqiptar që mund të ekzistojë. Dhe e prezantojnë se ky përfaqëson ortodoksinë e pastër shqiptare në këtë vend. Këto mashtrime të këtij lloji do të mbeten unikale brenda historisë. Dhe këto mund t’i përshkruajnë historianët e famshëm”, deklaron Janullatos.

Ai u ka kërkuar besimtarëve që të reagojnë ndaj këtyre sulmeve, duke shtuar se “Ajo që dua nga të gjithë ortodoksët që janë anëtarë të ndërgjegjshëm të kësaj kishe, që të rreshtin së pasuri frikë. Iku koha kur pasardhësit e Hoxhës arrinin që të ngjallnin frikë brenda nesh, iku koha kur Perandoria Otomane detyronte të krishterët të bëheshin islamë, islamik. Hymë në një fazë tjetër që ka historia e vendit, hyjmë në BE dhe Kushtetuta e re që ka Shqipëria është e mrekullueshme, u jep që të gjithëve të drejtën që këta të kenë besim të feja që duan dhe të ndryshojnë madje dhe bindjet e tyre. Ju e dini që në vende të tjera, ku imponohet me forcë fe të tjera, dënohet me vdekje ata që e kthejnë fenë dhe bëhen të krishterë. Mjaft më tani disa faktorë politikë që mendojnë që duan të imponojnë fenë që ato duan te njerëzit e tjerë. Jemi të detyruar pra që të lartësojmë zërin tonë dhe të themi protestojmë me këto”. Fjalimi i Janullatos mban titullin “Shpifjet kundër kishës ortodokse minojnë bashkekzistencën harmonike midis feve”. Një ngjashmëri me reagimin e Kryeministrit Rama ndaj deklaratës së kryepeshkopit serb, Irinej, për Kosovën.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close