Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Tgcom24” ftesë për të kaluar pushimet në Shqipëri

Këtë vit pushimet mund t’i kaloni në një vend jo shumë larg italisë por ende jo shumë të njohur që mund t’iu ofrojë një mix perfekt mes detit natyrës dhe kulturës.

Atëherë përse nuk provoni të kaloni disa ditë në Shqipëri? Vendi nuk ka vetëm çmime të mrekullueshme duke shijuar Detin Adriatik dhe Jon por ofron edhe një natyrë të virgjër dhe fshatra të vjetër. Mos e lejoni veten që të kondicionoheni nga një mentalitet i përgjithshëm por më besoni, Shqipëri do t’iu çudisë”.

Shqipëria, toka e bukurive të pafundme. Një vend i arkeologjive i një gjuhë antike me një përqëndrim të qyteteve mahnitëse bregdetare, si Durrësi dhe Vlora dhe lumenjve të pastër, mes të cilëve Drini, Semani, Vjosa. Shqipaëri ka një vijë bregdetare rreth 360 km me disa ishuj të vegjël ku spikat më i madhi ndër ta ishulli i Sazanit.

Gjithashtu për të gjithë ata që duan të shijojnë gatimet, kuzhina shqiptare ështënjë miksazh mes asaj tradicionale, italiane dhe asaj turke. Gjithashtu mund të themi se kuzhina ngjason shumë me kulinarinë tradicionale greke.

Nuk dini se çfarë të vizitoni do niu tregojmë disa nga vendet më të njohura shqiptare për të shijuar pushime origjinale dhe perfekte.

Vendi i parë për të vizituar me siguri është Paku Kombëtar i Thethit, në zemër të Apleve shqiptare. Thethi është një ndër zonat me të veçanta të turizmit malor. Në Theth mund të gjeni një natyrë praktikisht të virgjër, mund të vizitoni kishat lokale, kullat, shtëpitë tradicionale. Dhe nëse jeni me fat mund të shihni edhe shqiponjën e Alpeve shqiptare. Përveç kësaj, parku është i banuar nga kafshë të rralla të tilla si ariu dhe dhelpra dhe rreth 50 lloje shpendësh dhe 8 lloje amfibësh.

Pas natyrës është momenti të vizitoni një qytet antik që të mund të shijoni edhe anën historike dhe kulturore të qytetit. Atëherë bëni gati bagazhet dhe nisuni drejt Korçës. Korça një ndër qytetet më të rëndësishme të të Shqipërisë që gjendet në këmbët e malit të Moravës.

Disa informacione të rëndësishme dhe kuriozitete rreth Korçës, fashti Boboshticë për të mos u humbur 10 km larg qytetit, i njohur për prodhimin e grapas por gjithashtu edhe për kishat dhe manastiret si kisha Shën Maria dhe Shën Gjoni, fashti Mborje me kishën interesante të Ristozit dhe kodrat që rrethojnë qytetin.

Në fund përpara se të ikni nga Shqipëria nuk mund të mos shikoni një mrekulli të vërtetë të natyrës , Syrin e Kaltër në Sarandë. Bëhuni gati për një sfond të mrekullueshëm një ujë i thellë ngjyrë blu. Në teori mund të lahesh në këtë ujë të mrekullueshëm por problemi i vetëm është temperatura në 10 gradë celsius. Sesi të mbërrini tek burimi, Syri i Kal;tër gjendet në rrugën nacionale mes Sarandës dhe Gjirokastrës, ku rreth 3 km përpara të del një tabelë që shkruan “Tërheqje turistike”

Për të mos u humbur edhe një itinerar të organizuar nga operatorët turistikë nga Berati, i mbrojtur nga UNESCO, deri në Gjirokastër e Sarandë ku mund të shihni edhe burimin misterioz të Syrit të Kaltër për të përfunduar më pas në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button