​VV: Jo bisedime me Serbinë, por me Tiranën për bashkim kombëtar

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se në vend që të bisedojnë me Serbinë, ata do të bëjnë tri bisedime të tjera, me qytetarët serbë në veri të vendit, Brukselin dhe me Tiranën zyrtare, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raporton KTV.

Lëvizja Vetëvendosje beson se është në momentin e saj më të favorshëm për të nisur të zbatojë programin e saj politik.

VV insiston në idenë se dialogu me Serbinë duhet ndalur.

Sipas liderit Albin Kurtit, dialog duhet të ketë vetëm me serbët e Kosovës, ata që s’kanë lidhje me Beogradin.

Edhe Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa, janë bërë një me idenë e Vetëvendosje-s.

Sipas tyre, dialogu me Serbinë, me kushtet që kërkon Beogradi zyrtar, është i pakuptimtë.

Këto ide mësohet të jenë ndarë edhe gjatë takimit të sotëm mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.

Megjithatë, sesa do të vihen këto ide në praktikë, pritet të shihet.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close