Bollano letër Samarasit: Na ndihmo të “marrim” Himarën dhe Libohovën

Përfaqësuesit e komunitetit grek përmes një letre dërguar qeverise i kerkojne asaj të ndryshojë dy rrethe në ndarjen e re territoriale. Himara dhe Libohova janë zonat që për OMONIA-n duhet të përfshihen në hartën e miratuar në komisionin parlamentar, sipas konceptit që ata kërkojnë.

“Ajo vlerëson krijimin e komunës Libohovë (alternative 5, përbën një zgjidhje të zhvillimit më të qëndrueshëm në krahasim me pjesën tjetër të propozimeve (1-4)”, thuhet në letrën zyrtare që OMONIA i ka dorëzuar qeverisë shqiptare.

Por duket se kërkesa për Libohovën dhe Himarën nuk ka qenë vetëm në debatin brenda kufijve të shtetit shqiptar. Pak ditë më parë në Shqipëri zhvilloi takime dhe Nikollas Gejxh, përfaqësues i komunitetit grek në SHBA, ku mësohet të ketë diskutuar dhe mbi këtë temë. Ndërkohë që nga OMONIA është dërguar letër zyrtare drejt shtetit grek, shkruan “Shqiptarja.Com”.

Letra e plotë e Bollanos drejtuar Antonios Samaras

I nderuar zoti Kryeministër
Në Shqipëri po kulmojnë diskutimet për një ndarje të re administrative, e cila bëhet edhe me miratimin e Bashkimit Evropian, por edhe të organizmave të tjerë ndërkombëtare.
Katër nga pesë variantet që po shqyrtohen nga Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale të Shqipërisë, na shqetësojnë veçanërisht, sepse ato synojnë të bëjnë bashkim administrativ të zonave ku jeton minoriteti kombëtar grek, me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë.

Me metoda të përafërta, në vitet e mëparme, regjimet shqiptare, duke shfrytëzuar mungesën e një politike serioze kombëtare nga ana e Greqisë, ia kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça etj.

E vetmja zonë qytetare, e cila ka një pupullsi dërrmuese me origjinë greke është Himara. Për këtë arsye objektivi kryesor i ndarjes së re administrative të Shqipërisë është ndryshimi i karakterit kombëtar të kësaj zone. Dhe kjo ka për të ndodhur në rast se miratohet një nga katër variantet që synohet nga shqiptarët, që janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Më saktësisht, Kushtetuta e Shqipërisë në nenit 108, paragrafi 2 parashikon: a)Krahinat që bashkohen duhet të kenë të përbashkëta, interesa ekonomike, historinë dhe tradita. b)Popullsia e krahinave që bashkohen duhet të pyeten dhe të shprehin mendimet e tyre për ndryshimet.

Organiozata e OMONIAS, duke dëshiruar që të mbajë një qëndrim konstruktiv për një reformë të cilën vendi ka nevojë, sepse ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe afron perspektivën evropiane, është dakord që kjo reformë të zhvillohet, por sipas variantit të 5-të të saj. Ky variant parashikon krijimin e bashkisë së Himarës, duke shkrirë zonën aktuale ku shtrihet bashkia e Himarës, me komunën e Lukovës. Kjo përbën një zgjidhje të mjaftueshme, e cila përmbush kriteret e duhura dhe jep garanci për një zhvillim sipas politikave që mbështeten në parimet bazike evropiane për vetëqeverisjen lokale.

Të gjitha këto plane që po thurren zbulojnë dëshirat e shtetit shqiptar dhe regjimit ekonomik e mediatik shqiptar përballë minoritetit kombëtar grek, edhe në këtë periudhë kur me mbështetjen e plotë të Greqisë, Shqipëria po bëhet gati të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

Po ju dërgoj një përmbledhje të një letre që i kam dërguar si President I D.E.E.E.M “OMONIA”: Kyeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, dhe për të vënë në dijeni edhe drejt Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,z. Ilir Meta, Ministrit të Çështjeve Vendore z.Bled Çuçi dhe Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale z.Bashkim Fino. Kjo letër i është dërguar, gjithashtu për t’u vënë në dijeni edhe ambasadorëve në Tiranë të Greqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe në zyrat në Tiranë të Bashkimit Evropian dhe OSBE.

Me repsekt
Presidenti i D.E.E.E.M “OMONIA”
Vasilis Bollanos

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close