Vetëvendosje lë të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e qeverisë së opozitës

Lideri i VV’së ka thënë se ky subjekt do të vendos në ditët e ardhshme nëse do të bëhet pjesë e qeverisë së opozitës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se VV i ka vënë kriteret e saja për ta mbështetur “Qeverinë emergjente”, nëse ajo do t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë, implementimin e marrëveshjeve dhe funksionimin e asociacionit, si dhe ndërprerjen e privatizimit të Trepçës, Postës dhe pasurisë tjetër të Kosovës, njofton Kosovapress.

Nëse do të hynë në koalicion qeverisës ose jo, thotë se do të bisedojnë në ditët në vijim, pasi në takimin e sotëm kanë biseduar vetëm për mos hyrjen në koalicion me PDK.

Lideri i VV tha se janë pajtuar me liderin e LDK, AAK dhe NISMA-s që si fazë e parë të mos i bashkëngjiten PDK-së për ta formuar qeverinë Thaçi 3, dhe se nuk ka biseduar për postet në “Qeverinë emergjente” që do të krijohet.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close