Ja çfarë thotë marrëveshja LDK-AAK-NISMA

Më poshtë mund të lexoni marrëveshjen e tri subjekteve politike sipas të cilave synohet të përmbyset qeverisja nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nisma për Kosovën janë bashkuar që vendit të japin qeveri të kthimit të shpresës.

Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Ne, bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë i përbashkët për Kryeministër të Kosovës, Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu edhe Presidentin në harmoni me Kushtetutën.

Nisma do të përfaqësohet me zëvendëskryeministër

Të gjitha përgjegjësitë tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend.

Zotohemi t’i vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve”, thuhet në marrëveshje.

Kanë mbetur të realizohen negociatat me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por, Kurti gjatë takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, sipas burimeve thuhet të ketë dhënë mbështetjen për LDK-në.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close