Zbardhet strategjia për hapjen e partisë së Erdoganit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Një kongres treditor në Stamboll me të ftuar edhe nga zonat shqiptarët e Ballkanit, zgjidhjet për integrimin në vendimarrjet e vendeve respektive, një organizim nën kujdesin e zv.kryeministrit turk dhe mbështetja financiare e politike për të përzgjedhurit.
Çfarë u diskutua në kongresin e e fundmajit në Stamboll, si do të hapen partitë politike simotra të Partisë së Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe Maqedoni, cila do të jetë strategjia disi e ndryshme për Shqipërinë dhe cilët janë njerëzit dhe shoqatat e mbështetura nga qeveria turke në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Ballkani ka pasur dhe ka një rendësi tepër të veçantë për Turqinë. Kjo rendësi strategjike e Ballkanit për turqit është rritur tashmë, pas dështimit të politikës së jashtme të strategut, Ahmet Davutoglu “Zero probleme me vendet fqinje”. Sot, Turqisë nuk i ka mbetur fqinj që nuk ka probleme.
Njihet gjerësisht problematika me Sirinë dhe Armeninë, me qeverinë e Bagdatit ka ashpërsuar sëtepërmi tonet pas marrveshjes me drejtuesit kurd të Irakut të Veriut për të eksportuar një pjesë të naftës së kësaj zone nëpërmjet portit turk të Cejlanit. Me grekët edhe qipriotët po ashtu nuk ka nevojë për shpjegime, ndërsa Rusia është një llokmë shumë e madhe për Turqinë që të ketë luksin të kondicionojë marrëdhëniet.
Nisur nga kjo, strategjia e qeverisë së Kryeministrit Erdogan dhe e udhëhequr nga idetë neo otomaniste të Ahmet Davutoglusë është që të shtojë praninë frymës së tij në Ballkan dhe specifikisht ndër shqiptarët duke marrë në konsideratë marrëdhëniet historike, kulturore dhe fetare. Strategjia Erdogan-Davutoglu për ndikimin në trojet shqiptare, si Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk bazohet në strategjinë afatgjatë të shtetit turk.
Erdogan dhe Davutoglu kanë zgjedhur disa mënyra për të ndikuar ndër shqiptarët frymën e politikës së tyre; atë kulturore, nëpërmjet promovimit të të përbashkëtave midis turqve dhe shqiptarëve, restaurimit të veprave historike të mbetura nga Perandoria Osmane, atë fetare duke dalë me flamurin e mbrojtësit të muslimanëve ndër këto troje dhe atë ekonomike duke stimuluar futjen e bizneseve turke si edhe mbështetjen e ndaj shoqatave të varura direkt nga qeveria turke apo të atyre që mbështesin ideologjikisht këtë veprimtari.
Por me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe për planet personale të Erdoganit dhe Davutoglusë për Ballkanin, ky ndikim nuk mjafton, nevojitet një tjetër edhe më direkt. Nisur nga kjo, strategët e frymës erdoganiste kanë vendosur që të ndikojnë direkt nëpërmjet politikës dhe forcave politike në trojet shqiptare.
Strategjia e ndikimit direkt nëpërmjet përfshirjes në politike dhe vendimarrjes direkte përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Por, të treja këto shtete kanë specifika të ndryshme, e tillë do të jetë edhe forma e përfshirjes në politike.
Në këtë numër shkrimesh (tre) do të japim të dhëna konkrete me emra shoqatash, njerëzish fotografish dhe aktivitetesh që bëhen pikërisht me këtë qëllim në të treja këto shtete. Fillimisht do të fillojmë me Maqedoninë dhe më pas me Kosovën dhe Shqipërinë.
Dosja.net ka siguruar listën e të gjithë të ftuarëve dhe pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në këtë kongres. Megjithatë, dosja.net rezervohet në publikimin e plotë të tyre për aq kohë sa nuk ka mundur të konfirmojë angazhimin direkt të të gjithë të ftuarëve në hapjen e një partive simotra të asaj të Erdoganit në trevat shqiptare. Emrat do të publikohen në momentin që do të konfimorhen të gjithë.
Rendësia e një ngjarjeje të tillë për Shqipërinë, por edhe si përmbyllje e hapave të hedhura në këtë drejtim gjatë këtyre viteve e bën të rendësishme informimin e opinionit publik. Ky detyrim rritet në kushtet kur bëhet fjalë për marrëdhënie që kanë të bëjnë me një shtet si Turqia, e cila mbart një rendësi të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
ERDOGANIZMI NË MAQEDONI, ÇDO GJË GATI, PRITET THEMELIMI I PARTISË
Maqedonia, për vetë veçoritë që ka ky shtet, është baza e zhvillimit të politikave neo otomaniste të qeverisë së Kryeministrit Erdogan. Numri i lartë i turqve në këtë vend si edhe investimet e mëdha qeveritare me hapja shoqatash, botime dhe organizme të ngjashme, kanë rritur numrin e mbështetësve duke i hapur rrugën tashmë një faqe të re ndikimi; atij politik.
zv.Kryeministri Isler duke folur gjate kongresit
zv.Kryeministri Isler duke folur gjate kongresit
Përgjatë datave 29-31 maj 2014, në Hotelin “Holiday inn-Airport” në Stamboll u organizua një kongres i rendësisë së veçantë për zonën tonë nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler.
Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, është themeluar nga Nexhmedin Erbakan, “patriarku” i islamit politik në Turqi, në filozofinë qendrore të së cilës janë qasjet nacionaliste turke. Të pranishëm në këtë kongres me titull: “Kërcënimet ndërkombëtare dhe bota islame”, ishin edhe shumë shqiptarë dhe turq nga Maqedonia si të ftuar të nderit.
Dosja.net ka mësuar se pikërisht gjatë punimeve të këtij kongresi i është dhënë dora e fundit planit për t’u angazhuar politikisht në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Në Maqedoni, infrastruktura dhe njerëzit janë gati, po ashtu edhe opinioni publik. Me deklaratat e tij, Kryeministri Erdogan e ka shfaqur veten jo vetëm si mbrojtës të turqve në këtë shtet, por edhe të shqiptarëve. Deklarata politike këto që duket se kanë zënë vend ndër shqiptarët. Hapja e partisë është çështje kohe, ndërsa e gjithë mbështetja financiare do të vijë direkt nga Ankaraja.
Përgatitja e terrenit
Për vite me radhë tashmë, shoqata të lidhura direkt në qeverinë e Kryeministrit Erdogan ushtrojnë aktivitet në Maqedoni. Ka disa të tilla, të cilat i përkasin të njëjtës ideologji, asaj të islamit politik. Por shoqata përfaqësuese zyrtare e qeverisë së Erdoganit në Maqedoni është “VIZIONI M” e drejtuar nga tetovari Ramadan Aliti. Pjesë e “VIZIONI M”, e cila ka hapur qendrat e saj në Tetovë e Gostivar, është edhe qendra e trajnimit “VIZION AKADEMI”, e cila merret me dhënien e kurseve të gjuhëve të huaja apo kompjuterit. Në fakt, qëllimi kryesor është afrimi i të rinjve dhe njohja me këtë ideologji.
Duke vlerësuar pozicionin strategjik të zonës, aktiviteti i “VIZIONI M” nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, ajo prek edhe Shqipërinë.
Mediat
Shoqata “VIZIONI M” ëshë gjithashtu edhe financuesja e direkte e Shtëpisë Botuese “Logos A”, botime të së cilës gjenden me shumicë në Shqipëri. “Logos A” drejtohet nga Adnan Ismaili nga Kumanova.
Por ajo që njihet më shumë ndër shqiptarët e këndej kurifirit, është Revista mbarëkombëtare “SHENJA” me themelues Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin.
Edhe kjo revistë botohet nën mbështetjen direkte të shoqatës “VIZIONI M”, madje Ramadan Aliti është pjesë e stafit drejtues për Maqedoninë. Duke qenë se mungon një organ i mirëfilltë mediatik i mbështetur nga qeveria turke në Shqipëri, është parë e udhës që revista “SHENJA” shpërndahet falas me një numër të madh kopjesh në vendin tonë. Me të njëjtin qëllim si ai i Maqedonisë, tashmë në Shqipëri.
Shoqatat
Po a është vetëm “VIZIONI M” që ka punuar dhe po punon për përgatitjen e terrenit të hapjes së një partie simotër të asaj të Erdoganit në Maqedoni? –Jo!
Ka edhe shoqata të tjera, me qëllim të njëjtë. Të gjitha shoqatat që i përkasin kësaj ideologjie janë duke punuar për përgatitjen e terrenit për hapjen e një partie politik, simotër të asaj të Erdoganit në Turqi.
Një ndër to, “Forumi Rinor Islam” me qendër në Shkup. FRI drejtohet nga Fevzi Musliu, nga Shkupi. FRI ka një aktivitet të zgjeruar në qytetet shqiptare të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin. FRI ka mbështetje direkte nga Turqia, ndërsa zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim afrimin e të rinjve dhe indoktrinimin e tyre me dashurinë ndaj Erdoganit.
Krahas “VIZION AKADEMI” në fushën e arsimit ushtron aktivitet edhe Qendra e Trajnimeve dhe Kurseve “FLUENT” me seli në katër qytete shqiptare: Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë.
Qendra “FLUENT” drejtohet nga Muhamed Jonuzi, shok i Fevzi Musliut, kreut të FRI-së. Fevzi Musliu dhe Muhamed Jonuzi kanë studiuar bashkë, ndërsa marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë. Një pjesë e mirë e aktiviteteve të “FLUENT” bëhen me mbështetjen e FRI dhe praninë e drejtuesve të saj si Fevzi Musliu apo Kujtim Kasami nga Kërçova.
Shoqatë tjetër me lidhje direkte me elementë pranë Erdoganit në qeverinë turke është ajo “Merhamet” (Mëshira) me qendër në Shkup. Në krye të Kuvendit të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” është sërish Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”.
Muhamed Jonuzi, ne mes, ulur dhe Fevzi Muslu gjate nje aktiviteti te “FLUENT”
Muhamed Jonuzi, ne mes, ulur dhe Fevzi Muslu gjate nje aktiviteti te “FLUENT”
Shoqata “Merhamet” ka degët e saj në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Prishtinë. “Merhamet”, punon direkt me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila ka zyra edhe në Tiranë. Po ashtu, një pjesë të mirë të fondeve “Merhamet”, i merr nga shoqata tjetër turke në varësi direkte nga qeveria e këtij shteti, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.
skender rexhepi
Skender Rexhepi-Zejdi, Kryetari i “Klubi ELITA”
Në janar të këtij viti, ndaj shoqatës IHH u organizua një aksion i gjerë policor në lindje të Turqisë për shkak të angazhimit të saj në dërgimin e luftëtarëve me grupet xhihadiste në Siri.
“Klubi ELITA”, e drejtuar nga Skënder Rexhepi-Zejd ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatat “VIZIONI M”, “Forumi Rinor Islam”, “Ensar” dhe “Köprü”. Në janar 2012, TIKA financoi ngritjen e një studioje filmike të “Klubit ELITA” me vlerë 15 500 euro, për inagurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe drejtori i TIKA-s në Maqedoni.
Shoqata të tjera të kësaj linje janë “Ensar” dhe “Kopru” me qendër në Shkup. Të gjitha shoqatat e mësipërme bëjnë organizime të përbashkëta apo duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën në varësi tëprofilit të aktivitetit. Lidhja kryesore janë TIKA, shoqata e qeverisë turke dhe “VIZIONI M”.
lajme-erdogan_638762868Më 13.06.2013, shoqatat “VIZIONI M”, “Ensar”, “Kopru”, “Merhamet” dhe “Klubi ELITA” zhvilluan një marshim mbëshetje (në foto majtas) në rrugët e Shkupit në shenjë solidariteti me Kryeministrin turk Erdogan, i cili po përballej me protestat e parkut “Gezi” në Stamboll.
Jo rastësisht, emri i këtyre katër shoqatave shihet si organizatorë të një forumi me tematikë: “Roli i Turqisë në Ballkan” (në foto, ftesa) me referues gazetar
in turk Akif Emre të gazetës pro qeveritare,“Yeni Safak”. Seminari u mbajt në hotelin “Holiday inn-Shkup”, e njëjta linjë hotelesh me atë ku u strehuan të ftuarit shqiptar në kongresin e mbajtur në Stamboll përgjatë datave 29-31 maj.
Aktivitetet e shoqatave gjejnë publikim në hapësira të mëdha në versionin online dhe print të Revistës “SHENJA” si edhe në portalin “Mesazhi.com”.
Bursat
“VIZIONI M” , “Forumi Rinor Islam”, “FLUENT” dhe “Merhamet” punojnë gjatë aktivitetit të tyre për identifikimin e nxënësve më të mirë me qëllim dhënien e bursave të studimit në Turqi nëpërmjet sistemit turk të bursave. Madje, ato organizojnë edhe takime orientuese për studentët në ambientet e tyre.
Ftese e shoqatave
Ftese e shoqatave
Duke pasur mbështetjen e qeverisë turke, e cila ofron këto bursa, fitimi i tyre me referencë nga shoqatat në fjalë është thjesht formalitet. Të rinjtë dërgohen në Turqi, shkollohen dhe më pas kthehen sërish në atdhe duke
Përgjatë një dekade shoqatat dhe organizmat direkte nga qeveria kanë punuar për përgatitjen e terrenit, tashmë në Maqedoni vlerësohet se ka ardhur koha e një organizimi të ri, atë partiak duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimarrjen politike të këtij shteti. Kjo ishte dhe porosia e marrë nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në kongresin e mbajtur përgjatë datave 29-31 maj 2014 në Stamboll.
Duket theksuar se i gjithë aktiviteti i mësipërm nuk bëhet në emër të strategjisë së shtetit turk, por të grupit që i përket Kryeministri Erdogan dhe ministri i tij i jashtëm Ahmet Davutoglu. Në këto kushte, duke qenë të shkëputura nga aktiviteti zyrtar i shtetit turk dhe agjenda të grupimit që udhëheq sot Turqinë mbetet për t’u parë me rezerva për qëllimet që kanë në Ballkan dhe më gjerë.
PRONARI I UNIVERSITETIT “BALLKANIK” NË SHKUP ËSHTË NJË DEPUTET I ERDOGANIT
Në vitin 2006, në Shkup u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge . Fondacioni në fjalë dhe BUrge janë zyrtarisht pronarët e Universitetit Ballkanik në Shkup, i cili financohet direkt nga biznese të lidhura me qeverinë e Kryeministrit Erdogan.
Fondacioni në fjalë u përfshi në një skandal ndërkombëtare disa muaj më parë, kur gjatë aksionit anti-korrupsion në Stamboll dhe Ankara, policia i gjeti Drejtorit të Bankës “Halkbank” në shtëpi 5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Drejtori u mbrojt duke thënë se ato para ishin të destinuara pikërisht për Fondacionin për Arsimin dhe Kulturën” në Shkup, pronare e Universitetit Ballkanik në këtë qytet.
Fakti u pranua edhe nga fondacioni, veprim i cili u konsiderua i koordinuar me qëllim ardhjen në ndihmë të drejtorit të “Halk Bank” me aksione shtetërore. Megjithatë, nuk u sqarua se përse ato para mbaheshin të fshehura në kuti këpucësh nqs ishin për bamirësi.
Pronari i Universiteit “Ballkanik” të Shkupit, Huseyin Burge u angazhua shumë në mbrojtje të këtij rasti korruptiv për të nxjerrë drejtorin e “Halk Bank” nga burgu.
Universiteti “Ballkanik” jep çdo vit nga 400-500 bursa me nxënësit shqiptar, para të cilat fondacioni i siguron nëpërmjet shoqatave të tjera të lidhura me qeverinë turke dhe biznesmenë pranë saj. I gjithë qëllimi është zmadhimi i prezencës së grupimit të Erdoganit në trojet shqiptare dhe shtimi i numrit të atyre që mendojnë se të përfshihen në politikë nëpërmjet kauzës fetare.
Në publikimin e radhës do të lexoni: Cila është strategjia e përfshirjes nëpërmjet politikës së Erdoganit në Kosovë? Cilat janë shoqatat që e mbështesin këtë nismë dhe cilët janë drejtuesit e tyre. Deri ku kanë shkuar përgatitjet dhe cilat janë ndryshimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë? Pas Maqedonisë dhe Kosovës do të publikohet edhe një speciale përmbyllëse për Shqipërinë me të njejtën tematikë. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close