At Nikolla Marku: Turp, që na shenjtëron “djalli” Janullatus


Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ndezi debate të hapura, jo vetëm për faktin se mesha u drejtua në gjuhën greke, por dhe për prezencat e patriarkut rus dhe atij serb, madje me qëndrimet antishqiptare të këtij të fundit. Kreu i komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, At Nikolla Marku, nga Elbasani, e cilësoi ngjarjen e djeshme një njollë turpi për shqiptarët. Sipas tij, ka ardhur koha që kishat shqiptare të kenë emrat e klerikëve shqiptarë, siç është Fan Noli, por dhe të drejtohen prej shqiptarëve. – “Dje ishte njolla e turpit e të gjithë shqiptarëve, sepse pranuam një ngjarje që e komanduan të huajt, e mbyllën të huajt dhe e firmosën të huajt. Duke parë vitet që shkuan dhe tani, kemi mbetur vasalë të kishës së greke. Është momenti që t’i vihet prestigji kishës dhe të mos bëhet më kjo rrëmujë e madhe. Kisha ortodokse shqiptare të drejtohet nga shqiptarë. Kjo që bëhet është karshillëk që bota ortodokse i bën kishës ortodokse shqiptare dhe vetë popullit shqiptar. Kjo ishte një shfaqe që i përket personalisht Janullatosit dhe kishës ortodokse greke. S’kemi mendime të liga për politikanët shqiptarë, as për njerëz të huaj që vinë në Shqipëri, por secili të ulet në karrigen e tij dhe të bëjë detyrën e tij dhe ne të kemi emrin shqiptar, me identitet shqiptar” tha ai. Treshen e Patriarkëve të Greqisë- Rusisë dhe Serbisë, ai i quan një oligarki aspak fetare, që me veprimtarinë e tyre duan të njollosin fuqinë e vërtetë të shenjtërimit. – “Kur të shenjtëron djalli Anastas Janullatos. Për të përligjur veprimtarinë e tij antishqiptare, Janullatos duhet tu tregojë këtyre personaliteteve të ardhura në Tiranë se çfarë pune bën ai në dëm të Shqipërisë, si e përdor aktin e shenjtërimit në emër të Zotit tonë në tokën e Jezu Krishtit. Të gjithë këto delegacione dhe me personalitete shumë të rëndësishme për ortodoksinë botërore me përjashtim të disave si ai serb dhe rus të cilët shquhen për trajtim racist, shovinist në dëm të kombit shqiptar. Patriarku rus mbështet Kremlinin zyrtar për ngjarjet kundër Ukrainës, Patriku serb ka kohë që frymëzon qarqe ekstremistë kundër kombit shqiptar në Kosovë, sidomos në veri të saj. Shikoni mënyrën e të jetuarit të oligarkisë politiko-ekonomike të këtyre njerëzve, që jetojnë më mirë. Porositë, udhëzimet dhe drejtimi i kishës ortodokse duhet të mbështetet mbi jetën e Krishtit dhe jo në luksin e atyre që e kryqëzuan. Kjo oligarki aspak fetare në të vërtetë sot me veprimtarinë e saj do të njollosë fuqinë e vërtetë të shenjtërimit dhe Zotit tonë Jezu Krisht. Le të marrin pak shembull nga jeta personale e Papës Francesku,” – thekson ai.

Mbi pjesëmarrjen e gjerë të politikanëve shqiptarë në meshën e djeshme, ku ishin personalitet më të larta të vendit, përfshi Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Rama, At Nikolla Marku theksoi: – “ E quaj më tepër miopi. Politikanët tanë kanë informacion të pakët, nuk ka informacion sesi drejtohet një veprimtari teologjike-fetare. Politikanët tanë më tepër respektuan autoritetet botërore sesa shenjtërimin, besoj se nuk do ta kenë kuptuar se çfarë do të thotë shenjtërim”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close