Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shqipëria, dy medalje në Evropianin e Badibilldingut

Nga Gjergj Vyshka

– Shqipëria e ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në Kampionatin e Pestë Evropian të Badibilldingut dhe Fizikut me dy medalje. Ishte një aktivitet, i cili është zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Dorina Mema dhe Armend Marku u nderuan me medalje të veçanta në këtë eveniment, ku garuesja shqiptare arriti të renditej e treta në kategorine superiore te fitnesit. Në këtë eveniment morën pjesë 17 vende, ndërsa Hungaria arriti të pozicionohej e para me 347 pikë.

Në vendin e dytë është renditur Kosova me 97 pikë dhe në të tretin Belgjika me 93 pikë. Në disiplinën e të rinjve më i miri u shpall garuesi nga Ukraina, Oleksandr Iarmolenko, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi hungarezja Rafaela Mezsaros. Një moment kulminant ishte edhe gara për kategorinë mbi 100 kg të meshkujve, ku kryetari i Federatës së Badybuldingut dhe Fitnesit të Kosovës, Esat Lata, arriti të renditej në vendin e parë duke fituar medaljen e arit.

Një tjetër sukses me peshë për Kosovën regjistroi edhe Kushtrim Baraktaraj, që u shpall nënkampion Evrope në peshën deri në 80 kg. Në 17 shtetet pjesëmarrëse Hungaria u prezantua me 27 garues, Kosova me 12, ndërsa 6 sportistë udhëtuan nga Shqipëria, prej të cilëve dy u nderuan me medalje. /Gazeta e Sportit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button