Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vrasja e 81 shqiptarëve të pafajshëm/ Gazetari rrëfen sesi ai dhe familja e tij nuk hynë ‘rastësisht’ te kateri i Radës (E PLOTË)

Sot 23 vite nga vrasja makabre në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.

Është gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti ai i cili rrëfen përjetimet personale të lidhura direkt me këtë ngjarje.

Duket se rastësia i ka shpëtuar jetën atij dhe familjes atë paradite të 28 marsit 1997 kur 142 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra, fëmijë, të imbarkuar në anijen “Kateri i Radës”, ikën nga Vlora, nga lufta, drejt Italisë, për një jetë më të mirë.

“23 vite më pare, 81 njerëz të pafajshëm humbën jetën ku trupat e shumë prej tyre, nuk do të gjendeshin kurrë.

Duke qendruar prane anijes m’u kthye ne memorje pika lidhese e jetës time me këtë ngjarje të rëndë.

Në atë 28 Mars të vitit 1997 ,familja ime vendosi të largohej si shumë të tjera nga Shqiperia. Me çantat ne krahe babai me mamanë u drejtuan për në portin e Vlorës ku i priste kushërira e parë e mamasë Bruna, sëbashku me bashkëshortin e saj dhe foshnjen e sap lindur qe nuk kishte dalë ende nga ditet, Davidi i vogel… Automjeti i fqinjit qe do të na shoqëronte po vonohej pasi duhet të merrte garanci nga banda kryesore qe nuk do të grabitej dhe do të shoqëronte njerëz në anijen që ata kishin lidhje…Komunikimi bëhej vetëm me telefonat fiks dhe ajo përgjigje e vonuar shkaktoi ankth te im atë…por që na shpëtoi jete”, rrëfen gazetari.

“Sapo mbërritem në port pas marrjes se OK, “Kateri i Rades” ishte tejmbushur dhe babai refuzoi të hipnim….Iu drejtuam Triportit për të tentuar ikjen me nje tjetër anije , këtë herë peshkimi. Vrasja e një personi që qendronte në radhe, i cili u godit nga nje plumb qorr, bëri që familja të nderronte mendjen përfundimisht dhe u rikthyem në shtepi….Në orët e para të mengjesit mesuam se “Kateri i Rades” ishte goditur nga anija ushtarake Italiane Sibila duke shkaktuar mbytjen e shume njerëzve dhe sëbashku me viktimat e tjerë dhe Davidi i vogël me familjen e tij….E falenderoj babanë dhe nënën që nuk na hipi në “Anijen e Vdekjes” dhe ndjej dhimbje per ato jete te humbura… Qofte i paharruar kujtimi i tyre”, përmbyll rrëfimin e trishtë Mehmeti!

LEXO EDHE: 23 vjet OTRANTO/ Zhduken nga rrjeti filmimet sesi anija italiane ‘SIBILLA’ fundosi ‘KATERIN e RADËS’ me 142 emigrantë në bord (TRAGJEDIA ENDE E PANDËSHKUAR)

Back to top button