Beogradi e quan të tmerrshme ofertën e FSK-së për t’i ndihmuar Serbisë

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën ka kumtuar se është tmerruar me, siç ka thënë ajo, me cinizmin e autoriteteve të Prishtinës, që Beogradit i kanë ofruar ndihmën e njësive special të FSK-së.

“Zyra për Kosovën është tmerruar me cinizmin dhe me pa korrektësinë e pushtetit të Prishtinës, i cili përmes të të ashtuquajturit ministër Agim Çeku, i ofroi Beogradit ndihmë të njësive special për mbrojtje nga katastrofat natyrore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, me theksimin se ato kanë vullnet të shkojnë me pajisje në Serbi, nëse këtë e kërkon Qeveria e Serbisë”, thotë kumtesa që e publikon B92, transmeton koha.net.

Në kohën kur në Serbi numërohen viktimat dhe evidentohen dëmet e bëra nga vërshimet e pambajtura ndër mend deri më tash, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ofron ndihmë të atyre forcave të cilat, siç thotë kumtesa, populli serb në Kosovë i mban mend për të keq.

“Të dala nga mëngët e famëkeqes të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, asociojnë në shumë krime për të cilat heshtet, e të cilat, me formimin e Gjyqit Special Ndërkombëtar për Krime Lufte, më në fund, shpresojmë se do të zbardhen”, thotë kumtesa dhe shton se është e “palejueshme që derisa gjithë bota është qytetëruar në këtë moment bashkëndjen me Serbinë dhe dërgon ndihma të pakursyera, Hashim Thaçi, shfrytëzon ditës e zisë që përmes mediave, me qëllime parazgjedhore, të promovojë të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, thotë kumtesa e kësaj zyre.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close