Interesante: Shqipëria dje (FOTO)

Përmes fotove të mëposhtme të bëra më 1931 nga National Geographic, pasqyrohet jeta e shqiptarëve të rëndomtë. Jeta nuk ishte e lehtë. Fatmirësisht, këto pamje të varfërisë dhe prapambeturisë kolektive nuk mund të hasen sot askund ku shqiptarët jetojnë.

Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, kur ndërtimi i rrugëve dhe transporti automobilistik e transformoi këtë vend, Shqipëria përparoi nga kuajt tek motorët me “kuaj fuqi” – brenda një dekade. Në këtë fotografi paraqitet zona e Tunelit të Ujit të Ftohte në Vlore. (National Geographic, numri i shkurtit 1931)
Që në Shqipërinë primitive, individi nuk degjeneron nën ndikimin e qytetit, kjo del qartë prej këtyre tipave burrërorë në Tiranë. Atje ndriçimi rrugor i vendosur tashmë në një mishmash rrugicash, si dhe taksitë “e ngjeshura” në mes mushkave dhe gomarëve, paraqesin një pamje të Shqipërisë që po shkon drejt Perëndimit (National Geographic, janar 1931)
Shkodra është pazari rajonal për malësorët shqiptarë dhe aty shitet sidomos gruri. Ata zbresin në këmbë nga malet dhe bëjnë tre dite rruge e më pas kthehen më thasë mbi 25 kilogramë mbi shpinë. (National Geographic, janar 1931)
Në vitin 1893, një “karusel” në një panair fshati frymëzoi G. G. Ferrisin që të ndërtonte në Çikago rrotën gjigande, në të cilën u akomoduan më shumë se një mijë pasagjerë. Këtu, disa dekada më vonë, me prototipin e tij primitive janë duke u argëtuar të rinjtë Shqipërisë (National Geographic, janar 1931)
Kjo grua mban ngarkuar mbi kurriz pajën e nuses. Por, brenda ndodhen edhe dhurata për familjen e dhëndrit: veshje, zbukurime, kafe dhe simbolin e muajit të mjaltit, sheqerin (National Geographic, janar 1931).

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close