Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Hapa konkrete për pensionet e emigrantëve shqiptarë”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Itali, ku u takua me homologun e tij, Giuliano Poletti, dhe presidentin e Komisionit të Punës në Dhomën e Deputeteve, Cesare Damiano. Në fokus të takimeve, ishte diskutimi i hapjes së negociatave për marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes sociale, si dhe mbështetja e biznesit italian dhe punësimit në vendin tonë. Gjatë bisedimeve dypalëshe, ministri Veliaj i kërkoi homologut Poletti hapjen e procesit të negocimit për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhe të punësuarve italianë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë çështje me rëndësi prioritare për të dyja vendet. “Jam i lumtur që së bashku me ministrin Poletti vendosëm për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të bërë një vlerësim për këtë çështje”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button