Fischer: Mbështesim integrimin evropian, Shqipëria është në rrugë të mbarë

Presidenti Fischer deklaroi se Austria e mbështet integrimin Europian të Shqipërisë. Ai theksoi se Austria e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin dhe fatin e vendit tonë. Sipas tij Shqipëria është në rrugë të mbarë.

“Dua të them qartë që Austria e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin Shqipërisë dhe fatin e saj, dhe këtë proces e shikon edhe në ditët e sotme. Dua të them që ne kemi pasur raporte të mira në këto 20- 25 vitet e fundit.

Marrëdhëniet në fushën e ekonomike dhe kulturore duhet të zhvillohen më tej. Kjo është shumë e rëndësishme për përmirësimin e klimës të investimeve luftën kundër korrupsionit për ngritjen në një masë sa më të madhe të andarteve evropiane. Ne mbështesim tërësisht dhe jemi të bindur që Austria do të mbështesë marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.

Nëse rikapitulojmë bisedimet që janë kryer në dhjetor të vitit 2013 jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria luan një rol stabiliteti në rajon dhe përpiqet të luajë një rol të moderuar në rajon. Pjesës tjetër së delegacionit ekonomik i uroj qëndrim të suksesshëm dhe bisedime të frytshme.” – u shpreh Fischer në deklaratën e përbashkët për media, që zhvilloi me presidentin Nishani.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close