Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Fidan Aliti: Në Kombëtare, për ta përfaqësuar denjësisht Preshevën

Një vit e gjysëm më herët për të ishte thjeshtë një ëndërr. Mbrojtësi preshevar, Fidan Aliti në një intervistë asokohe për portalin Asport.info kishte shprehur dëshirën e zjarrtë që një ditë të vishte fanellën kuq e zi.

Por, kurrë nuk kishte besuar, se ajo ditë do të vinte shumë shpejt.

20 vjeçari që luan me Lucernin në elitën zvicerane të futbollit e që bashkë me Sokol Cikalleshin është njëri nga dy risitë e listës se trajnerit italian të Kombëtares, Xhani De Biazi për ndeshjet miqësore që Shqipëria pritet të zhvilloj e javën e fundit të majit respektivisht në ditët e para të qershorit.

Në një bisedë për portalin Asport.info, Aliti rrëfen prapaskenat e afrimit në Kombëtaren Shqiptare. Ai thotë se FSHF-ja javë më parë e kishte kontaktuar dhe i kane komunikuar interesimin për ta veshur kuq e zi, gjë që nga lojtari u pranua me shumë dëshirë. “ Tre javë më parë më kontaktuan zyratrë të FSHF-së të cilët më shprehën dëshirën që të vija në ndeshjet miqësore me Kombëtaren. Unë natyrisht që pranova, por ngela paksa i habitur që kjo ftesë me erdhi kaq shpejt”.

Ai premton se do të jap maksimumin dhe falenderon stafin e Kombëtares për mundësinë e përfaqësimit të Preshevës në Kombëtaren Shqiptare. ” Do të jap maksimumin nga vetja për të përfaqësuar Kombin, e në veçanti Preshevën dhe atë pjesë të shqiptarëve, meqë jam i pari nga ajo treve në (Kombëtaren e madhe v.j)”.

Aliti ështëi vetëdijshëm që e pret edhe një punë e madhe përpara por shpreson shumë që të jetë pjesë e formacionit të De Biazit në ndeshjen kundër Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button